Al-An'am 6:128

Compare 3 Albanian translations

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ قَدِ اسْتَكْثَرْتُمْ مِنَ الْإِنْسِ ۖ وَقَالَ أَوْلِيَاؤُهُمْ مِنَ الْإِنْسِ رَبَّنَا اسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍ وَبَلَغْنَا أَجَلَنَا الَّذِي أَجَّلْتَ لَنَا ۚ قَالَ النَّارُ مَثْوَاكُمْ خَالِدِينَ فِيهَا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Përkujto ditën kur Ai i tbon ata të gjithë (e u thotë): “O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!” E nga njerëzit që ishin miq të tyre (tëxhinve) thonë: “Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!” Tha: “(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu” Vërtet Zotit yt është më i urti, më i dijshmi.

Sherif Ahmeti

Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.

Hassan Nahi

Ditën kur Allahu do t'i tubojë të gjithë, do të thotë: "Oj shoqëri e xhinëve! Ju keni mashtruar shumë njerëz." Ndërkaq, miqtë e tyre nga mesi i njerëzve do të thonë: "Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri dhe e arritëm afatin që na e ke caktuar." Allahu do të thotë: "Zjarri është vendbanimi juaj, ku do të qëndroni përgjithmonë, përveç aq sa dëshiron Allahu. Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Rowwad Translation Center