Al-An'am 6:14

Compare 3 Albanian translations

قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلَا يُطْعَمُ ۗ قُلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ ۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejvedhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?” Thuaj: “Unë jam urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.

Sherif Ahmeti

Thuaj: “A të marr mbrojtës tjetër, përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), ndërsa Vetë nuk ushqehet”. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të jem i pari që t’i nënshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bëj idhujtar!

Hassan Nahi

Thuaj: "Si të marr mbrojtës tjetër përveç Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili ushqen dhe nuk ushqehet?!" Thuaj: "Unë jam urdhëruar të jem i pari që nënshtrohet (ndaj Allahut) dhe të mos jem kurrsesi prej idhujtarëve."

Rowwad Translation Center