Al-An'am 6:141

Compare 3 Albanian translations

وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَ جَنَّاتٍ مَعْرُوشَاتٍ وَغَيْرَ مَعْرُوشَاتٍ وَالنَّخْلَ وَالزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُتَشَابِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ ۚ كُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآتُوا حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ ۖ وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.

Sherif Ahmeti

Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!

Hassan Nahi

Është Ai që ka krijuar kopshte të ulëta e të larta, hurma dhe bimë me shije të llojllojshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e të ndryshme! Hani nga frutat e tyre kur të japin fruta dhe jepeni detyrimin për to ditën e vjeljes së tyre. Por, mos shpërdoroni, sepse vërtet Allahu nuk i do shpërdoruesit!

Rowwad Translation Center