Al-An'am 6:144

Compare 3 Albanian translations

وَمِنَ الْإِبِلِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْبَقَرِ اثْنَيْنِ ۗ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الْأُنْثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الْأُنْثَيَيْنِ ۖ أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ وَصَّاكُمُ اللَّهُ بِهَٰذَا ۚ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا لِيُضِلَّ النَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: “A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femrat, pse çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?” E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t’i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.

Sherif Ahmeti

Merr dy llojet për devetë edhe dy për lopët. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu meshkujt apo femrat ose atë që e mbajnë në bark dy femrat? Apo mos keni qenë të pranishëm kur Allahu ju ka urdhëruar për këtë? Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Pa dyshim, Allahu nuk i çon në rrugë të drejtë keqbërësit.

Hassan Nahi

Po ashtu një çift nga devetë dhe një çift nga lopët. Thuaju: "A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt a dy femrat, apo atë që mbajnë në barqe dy femrat? Apo, mos vallë, ishit të pranishëm kur Allahu ju porositi për këtë?" E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun për t'i çuar njerëzit në humbje nga padija?! Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.

Rowwad Translation Center