Al-An'am 6:146

Compare 3 Albanian translations

وَعَلَى الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا كُلَّ ذِي ظُفُرٍ ۖ وَمِنَ الْبَقَرِ وَالْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَا إِلَّا مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَا أَوِ الْحَوَايَا أَوْ مَا اخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ۚ ذَٰلِكَ جَزَيْنَاهُمْ بِبَغْيِهِمْ ۖ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E (posaqërisht) ndaj atyre qëjanë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjmin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S’ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).

Sherif Ahmeti

Ne ua ndaluam hebrenjve (të hanin) të gjitha kafshët që kanë kthetra (ose njëthundrakët), ndërsa nga lopët e delet, atyre ua ndaluam dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës ose të zorrëve, ose atë që është i lidhur me eshtra. Me këtë, Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosbindjes së tyre. Ne, pa dyshim, themi të vërtetën.

Hassan Nahi

Ne ua ndaluam hebrenjve të gjitha kafshët njëthundrake, ndërsa nga lopët dhe delet ua ndaluam dhjamin e tyre, përveç dhjamit të shpinës ose të zorrëve ose atij të përzier me eshtra. Kështu i dënuam ata për shkeljen e tyre, e Ne gjithnjë themi të vërtetën.

Rowwad Translation Center