E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: “Sikur të donte All-llahu nuk do t’i bëim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send.” Kështu patëngënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: “A mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?” Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë, vetëm gënjeni.
Al-An'am 6:148
Compare 3 Albanian translations
سَيَقُولُ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا أَشْرَكْنَا وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِنْ شَيْءٍ ۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ حَتَّىٰ ذَاقُوا بَأْسَنَا ۗ قُلْ هَلْ عِنْدَكُمْ مِنْ عِلْمٍ فَتُخْرِجُوهُ لَنَا ۖ إِنْ تَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَإِنْ أَنْتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ
DragHold to move · × to hide
Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.
Ata që i bëjnë shok Allahut, do të thonë: "Sikur të kishte dashur Allahu, as ne e as baballarët tanë nuk do t'i bënim shok Atij dhe nuk do të ndalonim asgjë. Kështu e përgënjeshtruan të vërtetën edhe ata që ishin para tyre derisa e shijuan dënimin Tonë. Thuaju: "A keni ndonjë dëshmi që mund të na paraqitni? Ju ndiqni vetëm hamendjen dhe jeni vetëm gënjeshtarë."