Thuaj: “Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëseda të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argmentet Tona i bënë të rremedhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).
Al-An'am 6:150
Compare 3 Albanian translations
قُلْ هَلُمَّ شُهَدَاءَكُمُ الَّذِينَ يَشْهَدُونَ أَنَّ اللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَا ۖ فَإِنْ شَهِدُوا فَلَا تَشْهَدْ مَعَهُمْ ۚ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ وَهُمْ بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ
DragHold to move · × to hide
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë!” E, nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ata. Mos i ndiq dëshirat e kota të atyre që hedhin poshtë shpalljet Tona, nuk besojnë në Botën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë të barabartë me Zotin e tyre!
Thuaju: "Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu i ka ndaluar këto." Nëse ata dëshmojnë, ti mos dëshmo me ta dhe mos ndiq dëshirat e atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona, që nuk besojnë botën tjetër dhe që barazojnë të tjerë me Zotin e tyre.