Al-An'am 6:157

Compare 3 Albanian translations

أَوْ تَقُولُوا لَوْ أَنَّا أُنْزِلَ عَلَيْنَا الْكِتَابُ لَكُنَّا أَهْدَىٰ مِنْهُمْ ۚ فَقَدْ جَاءَكُمْ بَيِّنَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ ۚ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ كَذَّبَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَصَدَفَ عَنْهَا ۗ سَنَجْزِي الَّذِينَ يَصْدِفُونَ عَنْ آيَاتِنَا سُوءَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُوا يَصْدِفُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe që të (mos) thoni: “Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe në të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur’ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet eZOtit i bën të rreme dhe ua këthen shpinën atyre? Ne do t’i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.

Sherif Ahmeti

Ose që të mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta të na ishin shpallur neve, ne do të ishim më të udhëzuar se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj provë e qartë, udhërrëfim dhe mëshirë! Atëherë, kush është më keqbërës se ai që i përgënjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga shpalljet Tona, për shkak se u larguan.

Hassan Nahi

Ose që të mos thoni: "Sikur të na ishin shpallur neve Shkrimet, ne do të ishim më të udhëzuar se ata." Tashmë ju ka ardhur nga Zoti juaj dëshmi e qartë dhe udhëzim e mëshirë. Kush është më mizor se ai që i përgënjeshtron ajetet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre?! Ne do t'i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga ajetet Tona, për shkak se kthenin shpinën.

Rowwad Translation Center