Al-An'am 6:28

Compare 3 Albanian translations

بَلْ بَدَا لَهُمْ مَا كَانُوا يُخْفُونَ مِنْ قَبْلُ ۖ وَلَوْ رُدُّوا لَعَادُوا لِمَا نُهُوا عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.

Sherif Ahmeti

Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.

Hassan Nahi

Jo, por atyre u doli në shesh ajo që fshihnin më parë. Edhe nëse do të ktheheshin, sërish do të bënin gjërat që u ishin ndaluar. Ata janë vërtet gënjeshtarë.

Rowwad Translation Center