Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.
Al-An'am 6:31
Compare 3 Albanian translations
قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِلِقَاءِ اللَّهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءَتْهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً قَالُوا يَا حَسْرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَىٰ ظُهُورِهِمْ ۚ أَلَا سَاءَ مَا يَزِرُونَ
DragHold to move · × to hide
Sigurisht që janë të humbur ata që mohojnë takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!
Me të vërtetë, kanë humbur ata që e përgënjeshtrojnë takimin me Allahun. Kur t'u vijë çasti i Kiametit papritmas, ata do të thonë: "Ah, mjerë ne për atë që kemi lënë pas dore!", ndërsa bartin gjynahet e veta mbi supet e tyre! Eh, sa e shëmtuar që është ajo barrë!