Al-An'am 6:35

Compare 3 Albanian translations

وَإِنْ كَانَ كَبُرَ عَلَيْكَ إِعْرَاضُهُمْ فَإِنِ اسْتَطَعْتَ أَنْ تَبْتَغِيَ نَفَقًا فِي الْأَرْضِ أَوْ سُلَّمًا فِي السَّمَاءِ فَتَأْتِيَهُمْ بِآيَةٍ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَمَعَهُمْ عَلَى الْهُدَىٰ ۚ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْجَاهِلِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s’mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos).

Sherif Ahmeti

Nëse ty të duket e rëndë për t’u mbajtur përbuzja e tyre, atëherë kërko – nëse mundesh – një zgavër në tokë ose shkallë në qiell, që t’u sjellësh atyre një mrekulli! Sikur Allahu të donte, do t’i kishte mbledhur ata në rrugë të mbarë, prandaj mos u bëj nga ata që nuk e dinë këtë!

Hassan Nahi

Nëse të vjen rëndë shmangia e tyre, atëherë përpiqu të gjesh ndonjë tunel në tokë ose ndonjë shkallë për në qiell që t'u sjellësh atyre ndonjë mrekulli! Sikur të donte Allahu, do t'i mblidhte të gjithë në rrugë të drejtë, kështu që mos u bëj nga të paditurit!

Rowwad Translation Center