Al-An'am 6:44

Compare 3 Albanian translations

فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّىٰ إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.

Sherif Ahmeti

Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.

Hassan Nahi

Kur harruan atë me të cilën këshilloheshin, Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje, derisa kur ata u gëzuan për atë që iu dha, ne i dënuam befas e ata u bënë të dëshpëruar.

Rowwad Translation Center