Al-An'am 6:46

Compare 3 Albanian translations

قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ اللَّهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَارَكُمْ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمْ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ يَأْتِيكُمْ بِهِ ۗ انْظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Thuaj: “Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t’ju sjellë atë?”. Shih sesi ua shqarojmë faktet e megjithkëtë ata nuk ua vënë veshin!

Sherif Ahmeti

Thuaj: “Më thoni: Sikur Allahu t’jua merrte dëgjimin dhe shikimin e t’jua vuloste zemrat, cili zot, përveç Allahut, do t’jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.

Hassan Nahi

Thuaj: "Më thoni, nëse Allahu jua merr dëgjimin e shikimin dhe jua vulos zemrat, cili zot përveç Allahut do t'jua kthente ato?!" Shih se si ua shpjegojmë provat e ata sërish shmangen!

Rowwad Translation Center