Al-An'am 6:52

Compare 3 Albanian translations

وَلَا تَطْرُدِ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ۖ مَا عَلَيْكَ مِنْ حِسَابِهِمْ مِنْ شَيْءٍ وَمَا مِنْ حِسَابِكَ عَلَيْهِمْ مِنْ شَيْءٍ فَتَطْرُدَهُمْ فَتَكُونَ مِنَ الظَّالِمِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nukpërgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.

Sherif Ahmeti

Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Fytyrën (mirësinë) e Tij! Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty. Nëse ti i dëbon ata, atëherë do të jesh keqbërës.

Hassan Nahi

Mos i përzër ata që i luten Zotit të tyre mëngjes e mbrëmje duke kërkuar kënaqësinë e Tij. Ti nuk do të japësh llogari për ta, as ata nuk do të japin llogari për ty. Nëse i dëbon ata, atëherë do të jesh i padrejtë.

Rowwad Translation Center