Al-An'am 6:81

Compare 3 Albanian translations

وَكَيْفَ أَخَافُ مَا أَشْرَكْتُمْ وَلَا تَخَافُونَ أَنَّكُمْ أَشْرَكْتُمْ بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ عَلَيْكُمْ سُلْطَانًا ۚ فَأَيُّ الْفَرِيقَيْنِ أَحَقُّ بِالْأَمْنِ ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E si t’ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më e drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?

Sherif Ahmeti

E si të frikësohem nga zotat tuaj të rremë, ndërkohë që ju nuk keni frikë t’i shoqëroni Allahut idhuj, për të cilët Ai nuk ju ka zbritur kurrfarë argumenti?! Cili nga ne e meriton të jetë i sigurt? Më thoni, nëse njihni të vërtetën!

Hassan Nahi

E si të frikësohem nga ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, ndërkohë që ju nuk keni frikë të adhuroni të tjerë përveç Allahut, gjë për të cilën nuk ju ka zbritur asnjë dëshmi. Pra, cili grup meriton të jetë më i sigurt, nëse e dini?!"

Rowwad Translation Center