Al-An'am 6:99

Compare 3 Albanian translations

وَهُوَ الَّذِي أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ نَبَاتَ كُلِّ شَيْءٍ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِرًا نُخْرِجُ مِنْهُ حَبًّا مُتَرَاكِبًا وَمِنَ النَّخْلِ مِنْ طَلْعِهَا قِنْوَانٌ دَانِيَةٌ وَجَنَّاتٍ مِنْ أَعْنَابٍ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُشْتَبِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ ۗ انْظُرُوا إِلَىٰ ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَيَنْعِهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكُمْ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.

Sherif Ahmeti

Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.

Hassan Nahi

Është Ai që lëshon shiun nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. Prej tyre Ne nxjerrim jeshile, nga të cilat prodhojmë kokrra të dendura në kallinj dhe nga sythi i hurmës vile të varura. Ne nxjerrim edhe kopshte me vreshta rrushi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Vështroni frytet e tyre kur formohen e piqen! Njëmend, në të gjitha këto ka shenja për njerëzit që besojnë.

Rowwad Translation Center