At-Talaq 65:7

Compare 3 Albanian translations

لِيُنْفِقْ ذُو سَعَةٍ مِنْ سَعَتِهِ ۖ وَمَنْ قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُ فَلْيُنْفِقْ مِمَّا آتَاهُ اللَّهُ ۚ لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا مَا آتَاهَا ۚ سَيَجْعَلُ اللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍ يُسْرًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).

Sherif Ahmeti

Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.

Hassan Nahi

I pasuri le të shpenzojë sipas mundësive të tij, ndërsa i varfri le të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej asaj që i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësimin.

Rowwad Translation Center