At-Tahrim 66:4

Compare 3 Albanian translations

إِنْ تَتُوبَا إِلَى اللَّهِ فَقَدْ صَغَتْ قُلُوبُكُمَا ۖ وَإِنْ تَظَاهَرَا عَلَيْهِ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ مَوْلَاهُ وَجِبْرِيلُ وَصَالِحُ الْمُؤْمِنِينَ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ بَعْدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse se zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.

Sherif Ahmeti

Nëse ju të dyja ktheheni të penduara tek Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t’ju falë. Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, (dijeni se) Allahu është Mbrojtësi i tij, Xhebraili dhe besimtarët e mirë. Veç kësaj, edhe engjëjt e mbështesin atë.

Hassan Nahi

Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, bëni gjënë e duhur, sepse zemrat tuaja tashmë kishin anuar; e, nëse ju bashkoheni kundër tij, atëherë ta dini se Allahu është Mbrojtës i tij, e edhe Xhibrili dhe besimtarët e mirë, e pastaj edhe melekët e mbështesin atë.

Rowwad Translation Center