Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: “Kjo është e (mira) jona thjesht”. E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
Al-A'raf 7:131
Compare 3 Albanian translations
فَإِذَا جَاءَتْهُمُ الْحَسَنَةُ قَالُوا لَنَا هَٰذِهِ ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَطَّيَّرُوا بِمُوسَىٰ وَمَنْ مَعَهُ ۗ أَلَا إِنَّمَا طَائِرُهُمْ عِنْدَ اللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
DragHold to move · × to hide
Por sa herë që u vinte ndonjë e mirë, ata thonin: “Këtë e kemi merituar!” E kur i godiste ndonjë e keqe, atë merrnin si ogur të zi që vinte prej Musait dhe popullit të tij. Por jo! Allahu ishte Ai që ua ndillte fatin e zi, ndonëse shumica e tyre nuk e dinin!
Kur u vinte ndonjë e mirë, thoshin: " Këtë e kemi merituar", por kur i godiste ndonjë e keqe, mendonin se atë ua ndillte Musai dhe ata që ishin me të. Vini re! Oguri i tyre është prej Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.