Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
Al-A'raf 7:146
Compare 3 Albanian translations
سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِيَ الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَإِنْ يَرَوْا كُلَّ آيَةٍ لَا يُؤْمِنُوا بِهَا وَإِنْ يَرَوْا سَبِيلَ الرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا وَإِنْ يَرَوْا سَبِيلَ الْغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا عَنْهَا غَافِلِينَ
DragHold to move · × to hide
Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me arrogancë në Tokë, kështu që edhe kur të shohin çfarëdo shenje, nuk do ta besojnë atë. Kur të shohin rrugën e drejtë, ata nuk do ta ndjekin atë dhe, kur të shohin rrugën e gabuar, do ta marrin atë, sepse ata nuk i besuan shpalljet Tona dhe nuk u kushtonin vëmendje atyre.
Unë do t'i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me mendjemadhësi në Tokë pa asnjë të drejtë. Edhe sikur të shohin çdo shenjë, nuk do ta besojnë; kur e shohin rrugën e udhëzimit, nuk e ndjekin atë, por, kur e shohin rrugën e gabuar, e marrin atë rrugë. Kjo, për shkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.