E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: “Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja”. Ai (vëllai Harun) tha: “O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos i kënaq me mua armiqtë de mos më konsidero mua me njerëzit mizorë”.
Al-A'raf 7:150
Compare 3 Albanian translations
وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰ إِلَىٰ قَوْمِهِ غَضْبَانَ أَسِفًا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِي مِنْ بَعْدِي ۖ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ ۖ وَأَلْقَى الْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُ إِلَيْهِ ۚ قَالَ ابْنَ أُمَّ إِنَّ الْقَوْمَ اسْتَضْعَفُونِي وَكَادُوا يَقْتُلُونَنِي فَلَا تُشْمِتْ بِيَ الْأَعْدَاءَ وَلَا تَجْعَلْنِي مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
DragHold to move · × to hide
Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar e i pikëlluar, tha: "Sa keq paskeni vepruar në mungesën time! A donit ta përshpejtonit premtimin e Zotit tuaj?" Ai hodhi Pllakat dhe e kapi për flokësh të vëllanë duke e tërhequr drejt vetes. Haruni tha: "O biri i nënës sime, këta njerëz më morën për të dobët dhe desh më vranë. Mos i gëzo armiqtë duke më nënçmuar dhe mos më llogarit prej keqbërësve."