Ne i ndamë ata (populln e Musait) nëdymbëdhjetë grupe fises, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë): “Bjeri me shkopin tënd gurit” (ai ira) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t’u bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u thamë): “Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!” (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
Al-A'raf 7:160
Compare 3 Albanian translations
وَقَطَّعْنَاهُمُ اثْنَتَيْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ إِذِ اسْتَسْقَاهُ قَوْمُهُ أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْحَجَرَ ۖ فَانْبَجَسَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَشْرَبَهُمْ ۚ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ الْغَمَامَ وَأَنْزَلْنَا عَلَيْهِمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ ۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
DragHold to move · × to hide
Ne i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Ne, por i bënë dëm vetvetes.
Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë fise: secili si bashkësi më vete, dhe i shpallëm Musait, kur populli i tij kërkoi ujë: "Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!" Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe secili fis e dinte burimin e vet. Ne u bëmë hije përmes reve dhe u zbritëm menën dhe thëllëza, duke thënë: "Hani nga të mirat që jua kemi dhënë!" Ata nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetvetes (duke qenë mosmirënjohës).