Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendi e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
Al-A'raf 7:163
Compare 3 Albanian translations
وَاسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ ۙ لَا تَأْتِيهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ
DragHold to move · × to hide
Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.
Pyeti ata për qytetin që ishte buzë detit, banorët e të cilit e shkelnin të shtunën. Peshqit venin tek ata duke u shfaqur në sipërfaqen e ujit në ditët e shtuna, e, kur nuk ishte e shtunë, ata nuk venin. Kështu i sprovuam për shkak të mosbindjes së tyre.