Al-A'raf 7:37

Compare 3 Albanian translations

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ ۚ أُولَٰئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُمْ مِنَ الْكِتَابِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءَتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُوا أَيْنَ مَا كُنْتُمْ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ قَالُوا ضَلُّوا عَنَّا وَشَهِدُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا كَافِرِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) t’ju marrin shpirtine u thonë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Ata thonë: “Kanë humbur prej nesh” dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).

Sherif Ahmeti

Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose që mohon shpalljet e Tij? Atyre do t’u jepet çfarë u është caktuar (në Leuhi Mahfudh). E, kur t’u vijnë të dërguarit Tanë (engjëj), për t’ua marrë shpirtin, do t’u thonë: “Ku janë idhujt që i adhuronit në vend të Allahut?” Ata do të thonë: “Na braktisën.” Kështu ata dëshmojnë kundër vetes që kanë qenë mohues.

Hassan Nahi

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të marrin pjesën që u është caktuar, e, kur t'u vijnë të dërguarit Tanë (nga melekët) për t'ua marrë shpirtin, do t'u thonë: "Ku janë ata që i adhuronit pos Allahut?" Ata do të thonë: "Na humbën." Kështu ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.

Rowwad Translation Center