Al-A'raf 7:75

Compare 3 Albanian translations

قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِنْ قَوْمِهِ لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِمَنْ آمَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَالِحًا مُرْسَلٌ مِنْ رَبِّهِ ۚ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلَ بِهِ مُؤْمِنُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Krerët kryelartë nga populli i tij thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar”.

Sherif Ahmeti

Por paria arrogante e popullit të tij u tha të shtypurve në radhët atyre që kishin besuar: “A e pranoni që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Sigurisht që ne besojmë në gjithçka që i është shpallur atij”.

Hassan Nahi

Krerët mendjemëdhenj nga populli i tij u thanë atyre të shtypurve nga radhët e besimtarëve: "A njëmend e dini se Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?" Ata thanë: "Ne me të vërtetë besojmë në atë me të cilën është dërguar."

Rowwad Translation Center