Al-A'raf 7:89

Compare 3 Albanian translations

قَدِ افْتَرَيْنَا عَلَى اللَّهِ كَذِبًا إِنْ عُدْنَا فِي مِلَّتِكُمْ بَعْدَ إِذْ نَجَّانَا اللَّهُ مِنْهَا ۚ وَمَا يَكُونُ لَنَا أَنْ نَعُودَ فِيهَا إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّنَا ۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا ۚ عَلَى اللَّهِ تَوَكَّلْنَا ۚ رَبَّنَا افْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِالْحَقِّ وَأَنْتَ خَيْرُ الْفَاتِحِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëmnëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.

Sherif Ahmeti

Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi nga ajo, atëherë do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk mund të kthehemi në të, përveçse po të dojë Allahu, Zoti ynë. Ai përfshin çdo gjë me dijeninë e Vet dhe tek Ai ne mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë”!

Hassan Nahi

Në qoftë se do të ktheheshim në besimin tuaj pasi na ka shpëtuar Allahu prej tij, atëherë do të sajonim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk do të kthehemi në të, përveç nëse kështu dëshiron Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij. Ne i mbështetemi Allahut. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, se Ti je Gjykatësi më i mirë."

Rowwad Translation Center