Al-Muzzammil 73:20

Compare 3 Albanian translations

إِنَّ رَبَّكَ يَعْلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدْنَىٰ مِنْ ثُلُثَيِ اللَّيْلِ وَنِصْفَهُ وَثُلُثَهُ وَطَائِفَةٌ مِنَ الَّذِينَ مَعَكَ ۚ وَاللَّهُ يُقَدِّرُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ ۚ عَلِمَ أَنْ لَنْ تُحْصُوهُ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۖ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنَ الْقُرْآنِ ۚ عَلِمَ أَنْ سَيَكُونُ مِنْكُمْ مَرْضَىٰ ۙ وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ ۙ وَآخَرُونَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ ۚ وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَقْرِضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنْفُسِكُمْ مِنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِنْدَ اللَّهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا ۚ وَاسْتَغْفِرُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!

Sherif Ahmeti

Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hassan Nahi

Zoti yt e di se ti falesh më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e saj, e edhe një pjesë e atyre që janë me ty. Allahu e cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju nuk do të keni mundësi ta bëni, prandaj lëshoi mëshirë mbi ju. Pra, lexoni çka t'ju vijë më lehtë nga Kurani. Ai e di se ndër ju do të ketë të sëmurë, të tjerë që udhëtojnë në tokë duke kërkuar mirësitë e Allahut dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut, prandaj lexoni çka t'ju vijë më lehtë nga ai. Dhe faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepni Allahut hua të mirë! Çfarëdo të mire që bëni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu, madje edhe më të mirë e me shpërblim më të madh. Kërkoni faljen e Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Rowwad Translation Center