At-Tawbah 9:112

Compare 3 Albanian translations

التَّائِبُونَ الْعَابِدُونَ الْحَامِدُونَ السَّائِحُونَ الرَّاكِعُونَ السَّاجِدُونَ الْآمِرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّاهُونَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَالْحَافِظُونَ لِحُدُودِ اللَّهِ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata qqë falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.

Sherif Ahmeti

(Këta janë) ata që pendohen, e adhurojnë Allahun, e falënderojnë Atë, agjërojnë, përkulen (në namaz), bien në sexhde (gjatë namazit), urdhërojnë vepra të mira, pengojnë të këqijat dhe u përmbahen kufijve të caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mirë besimtarëve!

Hassan Nahi

(Këta janë) ata që pendohen, të përkushtuarit në adhurim, ata që e lavdërojnë Atë, agjërojnë, bien në ruku, bien në sexhde, urdhërojnë për të mirën e ndalojnë të keqen dhe i ruajnë kufijtë e Allahut. Pra, përgëzoji besimtarët!

Rowwad Translation Center