At-Tawbah 9:25

Compare 3 Albanian translations

لَقَدْ نَصَرَكُمُ اللَّهُ فِي مَوَاطِنَ كَثِيرَةٍ ۙ وَيَوْمَ حُنَيْنٍ ۙ إِذْ أَعْجَبَتْكُمْ كَثْرَتُكُمْ فَلَمْ تُغْنِ عَنْكُمْ شَيْئًا وَضَاقَتْ عَلَيْكُمُ الْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ ثُمَّ وَلَّيْتُمْ مُدْبِرِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahnit numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).

Sherif Ahmeti

Në të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Hunejnit, kur ju ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.

Hassan Nahi

Allahu ju ka dhënë fitore në shumë beteja, e edhe në Ditën e Hunejnit kur ju mahniti numri juaj i madh, por nuk ju bëri dobi aspak, madje Toka, me gjithë gjerësinë e saj, ju duk e ngushtë, pastaj ia mbathët duke kthyer shpinën.

Rowwad Translation Center