At-Tawbah 9:94

Compare 3 Albanian translations

يَعْتَذِرُونَ إِلَيْكُمْ إِذَا رَجَعْتُمْ إِلَيْهِمْ ۚ قُلْ لَا تَعْتَذِرُوا لَنْ نُؤْمِنَ لَكُمْ قَدْ نَبَّأَنَا اللَّهُ مِنْ أَخْبَارِكُمْ ۚ وَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Kur të ktheheni te ata, ata do t’ju kërkojnë falje, thuanju: “Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do t shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t’ju lajmërojë për atë që keni vepruar.

Sherif Ahmeti

Kur të ktheheni tek ata, do t’ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t’ju lajmërojë për atë që keni bërë.

Hassan Nahi

Ata do të arsyetohen para jush kur të ktheheni tek ata. Thuaju: "Mos u arsyetoni! Nuk do t'ju besojmë kurrë, se Allahu tashmë na ka lajmëruar për punën tuaj. Allahu do ta shohë punën tuaj, e edhe i Dërguari i Tij. Pastaj do të ktheheni tek Ai që e di të fshehtën e të dukshmen, e mandej Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar."

Rowwad Translation Center