At-Tawbah 9:99

Compare 3 Albanian translations

وَمِنَ الْأَعْرَابِ مَنْ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنْفِقُ قُرُبَاتٍ عِنْدَ اللَّهِ وَصَلَوَاتِ الرَّسُولِ ۚ أَلَا إِنَّهَا قُرْبَةٌ لَهُمْ ۚ سَيُدْخِلُهُمُ اللَّهُ فِي رَحْمَتِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ta, e All-llahu do t’i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.

Sherif Ahmeti

Po ka nga beduinët të atillë që besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe shpenzimin (në rrugë të Allahut) e quajnë si mjet për t’iu afruar Allahut dhe për të merituar bekimin e të Dërguarit. Dhe vërtet që kjo do t’u sjellë afrimin: Allahu do t’i pranojë ata në mëshirën e Vet. Njëmend, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hassan Nahi

Por, nga beduinët ka edhe të atillë që besojnë Allahun e Ditën e Fundit dhe e konsiderojnë atë që shpenzojnë si mjet për t'iu afruar Allahut dhe për të fituar lutjet e të Dërguarit. Kjo, pa dyshim, është një mjet afrimi (tek Allahu) për ta. Allahu do t'i fusë nën mëshirën e Tij. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Rowwad Translation Center