تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ
Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ
Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
مَا أَغْنَىٰ عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ
Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.
سَيَصْلَىٰ نَارًا ذَاتَ لَهَبٍ
Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ
po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit,
فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِنْ مَسَدٍ
në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.