وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ
Për fikun dhe ullirin,
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ
Për fikun dhe ullirin,
وَطُورِ سِينِينَ
për malin e Sinait
وَهَٰذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ
dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën),
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ
pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ
përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ
Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ
A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!