Originator · Fatir · سورة فاطر · 45 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَثْنَىٰ وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ ۚ يَزِيدُ فِي الْخَلْقِ مَا يَشَاءُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Lavdërimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili i bëri melekët të dërguar me dy, tre ose katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

مَا يَفْتَحِ اللَّهُ لِلنَّاسِ مِنْ رَحْمَةٍ فَلَا مُمْسِكَ لَهَا ۖ وَمَا يُمْسِكْ فَلَا مُرْسِلَ لَهُ مِنْ بَعْدِهِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

Të mirat që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund t'i pengojë, kurse ato që Ai i pengon, askush nuk mund t'i japë pos Tij. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ ۚ هَلْ مِنْ خَالِقٍ غَيْرُ اللَّهِ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush. A ka ndonjë krijues përveç Allahut që ju furnizon nga qielli e nga Toka? S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Pra, përse largoheni?!

وَإِنْ يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ ۚ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ

Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, (ta dish se) janë përgënjeshtruar edhe të dërguar të tjerë para teje. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۖ وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ

O njerëz! Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, andaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote, as mos lejoni mashtruesin (shejtanin) t'ju mashtrojë për Allahun.

إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمْ عَدُوٌّ فَاتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدْعُو حِزْبَهُ لِيَكُونُوا مِنْ أَصْحَابِ السَّعِيرِ

Njëmend, shejtani është armik juaji i hapur, prandaj merreni si armik. Në të vërtetë, ai i thërret ithtarët e tij që të bëhen prej të dënuarve në Zjarrin flakërues.

الَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ ۖ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ

Për ata që nuk besojnë do të ketë dënim të rëndë, kurse për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë falje dhe shpërblim të madh.

أَفَمَنْ زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ فَرَآهُ حَسَنًا ۖ فَإِنَّ اللَّهَ يُضِلُّ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۖ فَلَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِمَا يَصْنَعُونَ

A mund të jetë njësoj ai të cilit i është hijeshuar puna e tij e keqe dhe e sheh si të mirë (me atë që është në rrugë të drejtë)? Pa dyshim, Allahu e çon në humbje atë që do dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Pra, mos e shkatërro veten duke u brengosur për ta! Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.

وَاللَّهُ الَّذِي أَرْسَلَ الرِّيَاحَ فَتُثِيرُ سَحَابًا فَسُقْنَاهُ إِلَىٰ بَلَدٍ مَيِّتٍ فَأَحْيَيْنَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ كَذَٰلِكَ النُّشُورُ

Allahu është Ai që i dërgon erërat, të cilat i lëvizin retë. Pastaj i çojmë ato në një vend të pajetë dhe nëpërmjet tyre e gjallërojmë tokën pasi të jetë tharë. Po kështu është edhe ringjallja.

مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْعِزَّةَ فَلِلَّهِ الْعِزَّةُ جَمِيعًا ۚ إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ ۚ وَالَّذِينَ يَمْكُرُونَ السَّيِّئَاتِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ ۖ وَمَكْرُ أُولَٰئِكَ هُوَ يَبُورُ

Kushdo që kërkon krenarinë, le ta dijë se tërë krenaria i takon Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e mira dhe veprën e mirë Ai e ngre lart. Ndërkaq, ata që kurdisin kurthe, do të kenë dënim të rëndë dhe kurthet e tyre do të dështojnë.

وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ مِنْ نُطْفَةٍ ثُمَّ جَعَلَكُمْ أَزْوَاجًا ۚ وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنْثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ ۚ وَمَا يُعَمَّرُ مِنْ مُعَمَّرٍ وَلَا يُنْقَصُ مِنْ عُمُرِهِ إِلَّا فِي كِتَابٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

Allahu është Ai që ju krijoi prej dheut, pastaj prej një pikle e më pas ju bëri çifte. Asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Askujt nuk i jepet jetë e gjatë e as i shkurtohet jeta, pa qenë e shënuar në një Libër. S'ka dyshim se kjo për Allahun është e lehtë.

وَمَا يَسْتَوِي الْبَحْرَانِ هَٰذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ سَائِغٌ شَرَابُهُ وَهَٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ ۖ وَمِنْ كُلٍّ تَأْكُلُونَ لَحْمًا طَرِيًّا وَتَسْتَخْرِجُونَ حِلْيَةً تَلْبَسُونَهَا ۖ وَتَرَى الْفُلْكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Nuk janë njësoj dy dete: njëri është i ëmbël, i këndshëm dhe i shijshëm për t'u pirë, kurse tjetri i kripur e i hidhur. Prej të dyve ju hani mish të njomë dhe nxirrni stolitë që i mbani. Ti sheh anijet se si e çajnë ujin, që ju të mund të kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe që të jeni falënderues.

يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُسَمًّى ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ ۚ وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِنْ قِطْمِيرٍ

Ai fut natën në ditë dhe fut ditën në natë dhe Ai nënshtroi Diellin e Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Atij i takon sundimi, kurse ata që ju i adhuroni në vend të Tij nuk zotërojnë as një cipëz të bërthamës së hurmës.

إِنْ تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ ۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

Nëse u luteni atyre, ata nuk mund ta dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe po ta dëgjonin, s'do të mund t'ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit ata do të mohojnë adhurimin tuaj. E askush nuk mund të të njoftojë si Ai që është i Gjithëditur.

يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّهِ ۖ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ

O njerëz! Ju jeni nevojtarë për Allahun, ndërsa Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.

إِنْ يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ

Nëse do, Ai ju zhduk ju dhe krijon të tjerë.

وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ

E, kjo nuk është e vështirë për Allahun.

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۚ وَإِنْ تَدْعُ مُثْقَلَةٌ إِلَىٰ حِمْلِهَا لَا يُحْمَلْ مِنْهُ شَيْءٌ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۗ إِنَّمَا تُنْذِرُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ بِالْغَيْبِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ ۚ وَمَنْ تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفْسِهِ ۚ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ

Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Nëse një i rënduar me gjynahe thërret ndokënd për t'ia bartur ato, askush nuk do të bartë asgjë nga ato, edhe nëse është i afërm i tij. Në të vërtetë, ti ua tërheq vërejtjen vetëm atyre që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë dhe e falin namazin. Kush e pastron veten, e ka vetëm për të mirën e vet dhe tek Allahu është kthimi.

وَمَا يَسْتَوِي الْأَعْمَىٰ وَالْبَصِيرُ

Kurrë nuk janë njësoj i verbri dhe ai që sheh,

وَلَا الظُّلُمَاتُ وَلَا النُّورُ

as errësira dhe drita,

وَلَا الظِّلُّ وَلَا الْحَرُورُ

as hija dhe era përvëluese.

وَمَا يَسْتَوِي الْأَحْيَاءُ وَلَا الْأَمْوَاتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُسْمِعُ مَنْ يَشَاءُ ۖ وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ

Nuk janë të barabartë as të gjallët dhe të vdekurit. Me të vërtetë, Allahu bën të dëgjojë kë të dojë, por ju nuk mund t'i bëni të dëgjojnë ata që janë në varre.

إِنْ أَنْتَ إِلَّا نَذِيرٌ

Ti je vetëm paralajmërues.

إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ بِالْحَقِّ بَشِيرًا وَنَذِيرًا ۚ وَإِنْ مِنْ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٌ

Ne të dërguam ty me të vërtetën si përgëzues dhe paralajmërues. Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur një paralajmërues.

وَإِنْ يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ وَبِالزُّبُرِ وَبِالْكِتَابِ الْمُنِيرِ

Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, (ta dish se) përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre. Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, këshilla të urta dhe me libër të ndritur.

ثُمَّ أَخَذْتُ الَّذِينَ كَفَرُوا ۖ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ

Pastaj i kapa ata që nuk besuan. Eh, si ishte dënimi Im!

أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ ثَمَرَاتٍ مُخْتَلِفًا أَلْوَانُهَا ۚ وَمِنَ الْجِبَالِ جُدَدٌ بِيضٌ وَحُمْرٌ مُخْتَلِفٌ أَلْوَانُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٌ

A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimë me ngjyra të llojllojshme?! Edhe nëpër male ka shtigje të bardha e të kuqe, me ngjyra të ndryshme, por edhe shumë të zeza.

وَمِنَ النَّاسِ وَالدَّوَابِّ وَالْأَنْعَامِ مُخْتَلِفٌ أَلْوَانُهُ كَذَٰلِكَ ۗ إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ

Ashtu edhe njerëzit, kafshët dhe bagëtitë janë me ngjyra të ndryshme. Por, në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut ia kanë frikën vetëm dijetarët. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëfuqishëm e Falës i Madh.

إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ

Vërtet, ata që lexojnë Librin e Allahut, e falin namazin dhe japin fshehurazi e haptazi nga ajo që u kemi dhënë, shpresojnë në një fitim që nuk do të humbë,

لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ

në mënyrë që Ai t'ua japë shpërblimet të plota dhe t'ua shtojë ato prej mirësisë së Tij. Ai është Falës i Madh e Mirënjohës.

وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ مِنَ الْكِتَابِ هُوَ الْحَقُّ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِعِبَادِهِ لَخَبِيرٌ بَصِيرٌ

Libri që të shpallëm ty (o Muhamed) është e vërteta që vërteton atë që është shpallur para tij. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.

ثُمَّ أَوْرَثْنَا الْكِتَابَ الَّذِينَ اصْطَفَيْنَا مِنْ عِبَادِنَا ۖ فَمِنْهُمْ ظَالِمٌ لِنَفْسِهِ وَمِنْهُمْ مُقْتَصِدٌ وَمِنْهُمْ سَابِقٌ بِالْخَيْرَاتِ بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَضْلُ الْكَبِيرُ

Pastaj, Ne ua lamë Librin në trashëgim robërve Tanë të zgjedhur. Në mesin e tyre ka disa që i bëjnë padrejtësi vetvetes, disa që janë mesatarë dhe disa që, me lejen e Allahut, prijnë në vepra të mira. Kjo është dhuntia e madhe.

جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِنْ ذَهَبٍ وَلُؤْلُؤًا ۖ وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌ

Ata do të hyjnë në Xhenetet e Përjetësisë, ku do të stolisen me byzylykë ari e margaritarë dhe rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.

وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَذْهَبَ عَنَّا الْحَزَنَ ۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٌ شَكُورٌ

Ata do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili na i largoi brengat. Vërtet, Zoti ynë është Falës i Madh dhe Mirënjohës.

الَّذِي أَحَلَّنَا دَارَ الْمُقَامَةِ مِنْ فَضْلِهِ لَا يَمَسُّنَا فِيهَا نَصَبٌ وَلَا يَمَسُّنَا فِيهَا لُغُوبٌ

Është Ai që na vendosi, me mirësinë e Tij, në Shtëpinë e Përjetshme, ku nuk na prek asnjë lodhje e mundim."

وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقْضَىٰ عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ مِنْ عَذَابِهَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي كُلَّ كَفُورٍ

Ndërkaq, për ata që nuk besuan do të jetë zjarri i Xhehenemit, ku as do t'u jepet fund e të vdesin, as do t'u lehtësohet dënimi. Kështu dënojmë çdo mohues.

وَهُمْ يَصْطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَا أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَالِحًا غَيْرَ الَّذِي كُنَّا نَعْمَلُ ۚ أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُمْ مَا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَنْ تَذَكَّرَ وَجَاءَكُمُ النَّذِيرُ ۖ فَذُوقُوا فَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ نَصِيرٍ

Ata do të këlthasin aty: "Zoti ynë, na nxirr që të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që kemi bërë!" (Atyre do t'u thuhet): "Po a nuk ju dhamë jetë aq sa të mund të merrte mësim kushdo që dëshironte të merrte mësim?! Madje, ju erdhi edhe paralajmëruesi. Pra, shijoni (dënimin), se për keqbërësit nuk do të ketë ndihmës!"

إِنَّ اللَّهَ عَالِمُ غَيْبِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ

Allahu e di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës. Pa dyshim, Ai di mirë çfarë ka në zemra.

هُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلَائِفَ فِي الْأَرْضِ ۚ فَمَنْ كَفَرَ فَعَلَيْهِ كُفْرُهُ ۖ وَلَا يَزِيدُ الْكَافِرِينَ كُفْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ إِلَّا مَقْتًا ۖ وَلَا يَزِيدُ الْكَافِرِينَ كُفْرُهُمْ إِلَّا خَسَارًا

Është Ai që ju bëri pasardhës (të njëri-tjetrit) në tokë. Kushdo që nuk beson, do të bartë barrën e mosbesimit të tij. Mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm hidhërim para Zotit të tyre; mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm humbje.

قُلْ أَرَأَيْتُمْ شُرَكَاءَكُمُ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُوا مِنَ الْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌ فِي السَّمَاوَاتِ أَمْ آتَيْنَاهُمْ كِتَابًا فَهُمْ عَلَىٰ بَيِّنَتٍ مِنْهُ ۚ بَلْ إِنْ يَعِدُ الظَّالِمُونَ بَعْضُهُمْ بَعْضًا إِلَّا غُرُورًا

Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni në vend të Allahut! Më thoni pra, çfarë kanë krijuar ata në Tokë! Apo, mos kanë hise në krijimin e qiejve? Apo, mos vallë u kemi dhënë atyre (idhujtarëve) ndonjë Libër në të cilin kanë provë për të? Jo, por keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime."

إِنَّ اللَّهَ يُمْسِكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ أَنْ تَزُولَا ۚ وَلَئِنْ زَالَتَا إِنْ أَمْسَكَهُمَا مِنْ أَحَدٍ مِنْ بَعْدِهِ ۚ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا

Allahu i mban qiejt dhe Tokën që të mos bien. E, nëse do të binin, askush nuk do të mund t'i mbante ato, pos Tij. Ai është njëmend i Butë e Falës i Madh.

وَأَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ لَئِنْ جَاءَهُمْ نَذِيرٌ لَيَكُونُنَّ أَهْدَىٰ مِنْ إِحْدَى الْأُمَمِ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُمْ نَذِيرٌ مَا زَادَهُمْ إِلَّا نُفُورًا

Ata betoheshin fuqishëm në Allahun se, nëse do t'u vinte një paralajmërues, ata me siguri do të ishin më të udhëzuar se çdo popull tjetër. Por, kur u erdhi paralajmëruesi, vetëm sa ua shtoi largimin,

اسْتِكْبَارًا فِي الْأَرْضِ وَمَكْرَ السَّيِّئِ ۚ وَلَا يَحِيقُ الْمَكْرُ السَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِ ۚ فَهَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ الْأَوَّلِينَ ۚ فَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَبْدِيلًا ۖ وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَحْوِيلًا

për shkak të mendjemadhësisë së tyre në tokë dhe kurtheve të liga, por kurthet e liga i godasin vetëm ata që i kurdisin. Mos vallë, po presin ata diçka tjetër veç asaj që i goditi popujt e mëparshëm?! Kurrë nuk mund të gjesh në ligjin e Allahut asnjë ndryshim, as mund të gjesh në ligjin e Allahut ndonjë lajthitje.

أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَكَانُوا أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعْجِزَهُ مِنْ شَيْءٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَلِيمًا قَدِيرًا

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë që të shihnin se si ishte fundi i atyre që kanë qenë para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë?! Allahut s'mund t'i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshëm e i Plotfuqishëm.

وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَٰكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيرًا

Nëse Allahu do t'i ndëshkonte njerëzit për atë që bëjnë, Ai nuk do të linte asnjë gjallesë mbi sipërfaqen e Tokës, por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. E, kur të vijë afati i tyre, atëherë do ta dinë se Allahu i sheh mirë robërit e Vet.