١الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي الْآخِرَةِ ۚ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ
1Lavdërimi është për Allahun, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë! Atij i takon lavdërimi edhe në botën tjetër. Ai është i Urti, i Gjithëdituri.
٢يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا ۚ وَهُوَ الرَّحِيمُ الْغَفُورُ
2Ai e di çfarë hyn në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngjitet në të. Ai është Mëshirëploti, Falësi i Madh.
٣وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَأْتِينَا السَّاعَةُ ۖ قُلْ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتَأْتِيَنَّكُمْ عَالِمِ الْغَيْبِ ۖ لَا يَعْزُبُ عَنْهُ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَلَا أَصْغَرُ مِنْ ذَٰلِكَ وَلَا أَكْبَرُ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ
3Ata që nuk besojnë, thonë: "Nuk do të na vijë Kiameti!" Thuaju: "Po për Zotin tim, do t'ju vijë patjetër." Ai është Njohësi i së fshehtës. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë, as në qiej e as Tokë dhe nuk ka asgjë më të vogël a më të madhe se ajo që të mos jetë e shënuar në një Libër të qartë,
٤لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ ۚ أُولَٰئِكَ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
4që Allahu t'i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta janë ata për të cilët do të ketë falje dhe furnizim bujar.
٥وَالَّذِينَ سَعَوْا فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مِنْ رِجْزٍ أَلِيمٌ
5Ndërkaq, për ata që bëjnë përpjekje kundër ajeteve Tona, duke pandehur se do të shpëtojnë, do të ketë dënim të tmerrshëm e të dhembshëm.
٦وَيَرَى الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ الَّذِي أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ هُوَ الْحَقَّ وَيَهْدِي إِلَىٰ صِرَاطِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ
6Ndërkaq, ata të cilëve u është dhënë dituria e shohin se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërteta dhe se ajo udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit.
٧وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا هَلْ نَدُلُّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ يُنَبِّئُكُمْ إِذَا مُزِّقْتُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمْ لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ
7Jobesimtarët thonë: "A doni t'ju tregojmë një njeri i cili thotë se, kur të shpërbëheni krejtësisht, do të krijoheni përsëri?
٨أَفْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَمْ بِهِ جِنَّةٌ ۗ بَلِ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ فِي الْعَذَابِ وَالضَّلَالِ الْبَعِيدِ
8A është duke trilluar gënjeshtra për Allahun apo është i çmendur?" Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër kanë për t'u dënuar fort dhe janë në një humbje të madhe.
٩أَفَلَمْ يَرَوْا إِلَىٰ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۚ إِنْ نَشَأْ نَخْسِفْ بِهِمُ الْأَرْضَ أَوْ نُسْقِطْ عَلَيْهِمْ كِسَفًا مِنَ السَّمَاءِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِكُلِّ عَبْدٍ مُنِيبٍ
9A nuk e shohin ata Tokën që kanë përpara dhe qiellin që e kanë mbrapa?! Sikur të donim Ne, do të bënim që t'i gëlltiste toka ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli. Vërtet, në këtë ka shenjë për çdo rob që kthehet i penduar tek Allahu.
١٠وَلَقَدْ آتَيْنَا دَاوُودَ مِنَّا فَضْلًا ۖ يَا جِبَالُ أَوِّبِي مَعَهُ وَالطَّيْرَ ۖ وَأَلَنَّا لَهُ الْحَدِيدَ
10Me të vërtetë, Ne i dhuruam Davudit mirësi nga ana Jonë (dhe thamë): "O male, thurni lavde (për Allahun) bashkë me të, e edhe ju, o zogj!" Gjithashtu, Ne ia zbutëm hekurin.
١١أَنِ اعْمَلْ سَابِغَاتٍ وَقَدِّرْ فِي السَّرْدِ ۖ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
11(Ne i thamë:) "Puno parzmore të gjera e thuri me saktësi! Dhe bëni vepra të mira, se, me të vërtetë, Unë shoh mirë gjithçka që bëni!"
١٢وَلِسُلَيْمَانَ الرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهْرٌ وَرَوَاحُهَا شَهْرٌ ۖ وَأَسَلْنَا لَهُ عَيْنَ الْقِطْرِ ۖ وَمِنَ الْجِنِّ مَنْ يَعْمَلُ بَيْنَ يَدَيْهِ بِإِذْنِ رَبِّهِ ۖ وَمَنْ يَزِغْ مِنْهُمْ عَنْ أَمْرِنَا نُذِقْهُ مِنْ عَذَابِ السَّعِيرِ
12Kurse Sulejmanit ia nënshtruam erën: shtegtimi i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, e edhe shtegtimi i pasditës. Ne i dhamë atij edhe një burim bakri të shkrirë dhe i nënshtruam disa xhinë që punonin për të me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që shmanget nga urdhri Ynë bëjmë që ta shijojë dënimin e Zjarrit flakërues.
١٣يَعْمَلُونَ لَهُ مَا يَشَاءُ مِنْ مَحَارِيبَ وَتَمَاثِيلَ وَجِفَانٍ كَالْجَوَابِ وَقُدُورٍ رَاسِيَاتٍ ۚ اعْمَلُوا آلَ دَاوُودَ شُكْرًا ۚ وَقَلِيلٌ مِنْ عِبَادِيَ الشَّكُورُ
13Ata punonin për të çfarë dëshironte ai: faltore, shtatore, legenë të mëdhenj dhe kazanë të palëvizshëm. "Bëni falënderim, oj familja e Davudit!" Por, pak nga robërit e Mi janë falënderues.
١٤فَلَمَّا قَضَيْنَا عَلَيْهِ الْمَوْتَ مَا دَلَّهُمْ عَلَىٰ مَوْتِهِ إِلَّا دَابَّةُ الْأَرْضِ تَأْكُلُ مِنْسَأَتَهُ ۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ الْجِنُّ أَنْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ الْغَيْبَ مَا لَبِثُوا فِي الْعَذَابِ الْمُهِينِ
14Kur Ne ia caktuam atij (Sulejmanit) vdekjen, askush nuk bëri të kuptonin vdekjen e tij, përveç krimbit që po brente shkopin e tij. Kur ai u rrëzua, u bë e qartë se, po ta dinin xhinët të fshehtën, nuk do të mbeteshin në dënimin poshtërues.
١٥لَقَدْ كَانَ لِسَبَإٍ فِي مَسْكَنِهِمْ آيَةٌ ۖ جَنَّتَانِ عَنْ يَمِينٍ وَشِمَالٍ ۖ كُلُوا مِنْ رِزْقِ رَبِّكُمْ وَاشْكُرُوا لَهُ ۚ بَلْدَةٌ طَيِّبَةٌ وَرَبٌّ غَفُورٌ
15Në vendbanimin e Sebës kishte një shenjë të qartë për banorët e tij: dy kopshte, një në të djathtë e një në të majtë. (Ne u thamë atyre:) "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë. Vendi juaj është i mirë dhe Zoti juaj Falës i Madh."
١٦فَأَعْرَضُوا فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ سَيْلَ الْعَرِمِ وَبَدَّلْنَاهُمْ بِجَنَّتَيْهِمْ جَنَّتَيْنِ ذَوَاتَيْ أُكُلٍ خَمْطٍ وَأَثْلٍ وَشَيْءٍ مِنْ سِدْرٍ قَلِيلٍ
16Por, ata kthyen shpinën, prandaj Ne lëshuam mbi ta një vërshim shkatërrues dhe ua kthyem dy kopshtet e tyre në kopshte me fruta të hidhëta, me shkurre dhe me pak xinxife.
١٧ذَٰلِكَ جَزَيْنَاهُمْ بِمَا كَفَرُوا ۖ وَهَلْ نُجَازِي إِلَّا الْكَفُورَ
17Kështu i dënuam për mosmirënjohjen e tyre. Vallë, a dënojmë Ne ndokënd tjetër pos atyre që janë mosmirënjohës?
١٨وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ الْقُرَى الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا قُرًى ظَاهِرَةً وَقَدَّرْنَا فِيهَا السَّيْرَ ۖ سِيرُوا فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا آمِنِينَ
18Ne vendosëm ndërmjet tyre dhe vendeve që i kishim bekuar një varg qytetesh të dukshme dhe e bëmë të lehtë udhëtimin: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!"
١٩فَقَالُوا رَبَّنَا بَاعِدْ بَيْنَ أَسْفَارِنَا وَظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ فَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ وَمَزَّقْنَاهُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ
19Por, ata thanë: "Zoti ynë, zgjate largësinë e udhëtimeve tona!" Pra, ata i bënë padrejtësi vetvetes, kështu që Ne i bëmë rrëfime (të së kaluarës) dhe i shpërndamë në të gjitha anët. Vërtet, në këtë ka shenja për çdokënd që është njëmend i durueshëm dhe falënderues.
٢٠وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
20Me të vërtetë, hamendësimi i Iblisit (lidhur me ta) u jetësua, sepse ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh,
٢١وَمَا كَانَ لَهُ عَلَيْهِمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَنْ يُؤْمِنُ بِالْآخِرَةِ مِمَّنْ هُوَ مِنْهَا فِي شَكٍّ ۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ
21ndonëse ai nuk kishte kurrfarë pushteti mbi ta, por Ne deshëm t'i zbulojmë ata që besojnë në botën tjetër nga ata që dyshojnë në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje."
٢٢قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِنْ شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُمْ مِنْ ظَهِيرٍ
22Thuaj: "Thirrni ata që i quanit zota pos Allahut! Ata nuk zotërojnë asgjë, qoftë në qiej, qoftë në Tokë, as kanë kurrfarë hiseje në asnjërën prej tyre e as është ndonjëri prej tyre ndihmës i Allahut."
٢٣وَلَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ عِنْدَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ ۚ حَتَّىٰ إِذَا فُزِّعَ عَنْ قُلُوبِهِمْ قَالُوا مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ ۖ قَالُوا الْحَقَّ ۖ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
23Asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi para Tij, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur zemrat e tyre (melekëve) të çlirohen nga frika, do të thonë: "Çfarë tha Zoti juaj?" e do të përgjigjen: "Të vërtetën! Ai është i Larti, i Madhi."
٢٤قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ قُلِ اللَّهُ ۖ وَإِنَّا أَوْ إِيَّاكُمْ لَعَلَىٰ هُدًى أَوْ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
24Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga Toka?" Thuaj: "Allahu! Me siguri, ose ju, ose ne jemi në rrugë të drejtë ose në humbje të qartë."
٢٥قُلْ لَا تُسْأَلُونَ عَمَّا أَجْرَمْنَا وَلَا نُسْأَلُ عَمَّا تَعْمَلُونَ
25Thuaju: "Ju nuk do të pyeteni për gjynahet tona, as ne nuk do të pyetemi për atë që bëni ju.
٢٦قُلْ يَجْمَعُ بَيْنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفْتَحُ بَيْنَنَا بِالْحَقِّ وَهُوَ الْفَتَّاحُ الْعَلِيمُ
26Thuaj: "Zoti ynë do të na tubojë, pastaj do të gjykojë ndërmjet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatësi i drejtë, i Gjithëdijshmi."
٢٧قُلْ أَرُونِيَ الَّذِينَ أَلْحَقْتُمْ بِهِ شُرَكَاءَ ۖ كَلَّا ۚ بَلْ هُوَ اللَّهُ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
27Thuaj: "Më tregoni ata që ia keni bërë ortakë Atij. Jo, kurrsesi (Ai nuk ka ortakë)! Por, Ai është Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti."
٢٨وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
28Ne të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si përgëzues dhe paralajmërues për mbarë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
٢٩وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
29Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"
٣٠قُلْ لَكُمْ مِيعَادُ يَوْمٍ لَا تَسْتَأْخِرُونَ عَنْهُ سَاعَةً وَلَا تَسْتَقْدِمُونَ
30Thuaju: "Për ju është caktuar një ditë, të cilën nuk mund ta shtyni për asnjë çast e as ta përshpejtoni."
٣١وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَنْ نُؤْمِنَ بِهَٰذَا الْقُرْآنِ وَلَا بِالَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ مَوْقُوفُونَ عِنْدَ رَبِّهِمْ يَرْجِعُ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ الْقَوْلَ يَقُولُ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لَوْلَا أَنْتُمْ لَكُنَّا مُؤْمِنِينَ
31Ata që nuk besojnë, thonë: "Ne kurrë nuk do të besojmë në këtë Kuran e as në Librat para tij." Eh, sikur t'i shihje keqbërësit kur të dalin para Zotit të tyre duke fajësuar njëri-tjetrin! Të shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Po të mos kishit qenë ju, ne do të ishim besimtarë."
٣٢قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا أَنَحْنُ صَدَدْنَاكُمْ عَنِ الْهُدَىٰ بَعْدَ إِذْ جَاءَكُمْ ۖ بَلْ كُنْتُمْ مُجْرِمِينَ
32Krerët mendjemëdhenj do t'u thonë të shtypurve: "Mos vallë, ne ju penguam nga udhëzimi pasi ju erdhi ai? Përkundrazi, ju vetë ishit keqbërës."
٣٣وَقَالَ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا بَلْ مَكْرُ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ إِذْ تَأْمُرُونَنَا أَنْ نَكْفُرَ بِاللَّهِ وَنَجْعَلَ لَهُ أَنْدَادًا ۚ وَأَسَرُّوا النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ وَجَعَلْنَا الْأَغْلَالَ فِي أَعْنَاقِ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
33Të shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Jo, por dredhia juaj që bënit natë e ditë, kur na urdhëronit që të mos e besonim Allahun dhe t'i vishnim Atij ortakë." Ata do ta fshehin pendimin e tyre kur ta shohin dënimin dhe Ne do t'u vëmë pranga në qafë atyre që nuk besuan. A do të ndëshkohen ata për diçka tjetër përveç asaj që kanë punuar?
٣٤وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ كَافِرُونَ
34Sa herë që dërgonim paralajmërues në ndonjë qytet, pasanikët e tij thoshin: "Ne nuk besojmë në atë me të cilën jeni dërguar."
٣٥وَقَالُوا نَحْنُ أَكْثَرُ أَمْوَالًا وَأَوْلَادًا وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ
35Dhe thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë dhe ne nuk kemi për t'u dënuar."
٣٦قُلْ إِنَّ رَبِّي يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
36Thuaj: "Zoti im ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
٣٧وَمَا أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ بِالَّتِي تُقَرِّبُكُمْ عِنْدَنَا زُلْفَىٰ إِلَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ لَهُمْ جَزَاءُ الضِّعْفِ بِمَا عَمِلُوا وَهُمْ فِي الْغُرُفَاتِ آمِنُونَ
37Nuk është pasuria juaj e as fëmijët tuaj që ju afrojnë te Ne, por te Ne afrohen vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që bënë dhe do të jenë të sigurt në pallate të larta.
٣٨وَالَّذِينَ يَسْعَوْنَ فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُولَٰئِكَ فِي الْعَذَابِ مُحْضَرُونَ
38Ata që bëjnë përpjekje kundër ajeteve Tona, duke pandehur se do të shpëtojnë, do të sillen për dënim.
٣٩قُلْ إِنَّ رَبِّي يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ ۚ وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
39Thuaj: "Zoti im ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Çfarëdo që shpenzoni (për hir të Tij), Ai do t'jua zëvendësojë atë. Ai është Furnizuesi më i mirë."
٤٠وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ يَقُولُ لِلْمَلَائِكَةِ أَهَٰؤُلَاءِ إِيَّاكُمْ كَانُوا يَعْبُدُونَ
40Ditën kur do t'i tubojë të gjithë, do t'u thotë melekëve: "Vallë, këta ju adhuronin ju?"
٤١قَالُوا سُبْحَانَكَ أَنْتَ وَلِيُّنَا مِنْ دُونِهِمْ ۖ بَلْ كَانُوا يَعْبُدُونَ الْجِنَّ ۖ أَكْثَرُهُمْ بِهِمْ مُؤْمِنُونَ
41Ata do të thonë: "I patëmeta je, o Zot! Ti je Mbrojtësi ynë e jo ata. Në të vërtetë, ata i adhuronin xhinët; shumica e tyre besonin në ta."
٤٢فَالْيَوْمَ لَا يَمْلِكُ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ نَفْعًا وَلَا ضَرًّا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّتِي كُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ
42Pra, sot ju nuk do të mund t'i bëni as dobi e as dëm njëri-tjetrit. Ne do t'u themi keqbërësve: "Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e përgënjeshtronit!"
٤٣وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالُوا مَا هَٰذَا إِلَّا رَجُلٌ يُرِيدُ أَنْ يَصُدَّكُمْ عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُكُمْ وَقَالُوا مَا هَٰذَا إِلَّا إِفْكٌ مُفْتَرًى ۚ وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُمْ إِنْ هَٰذَا إِلَّا سِحْرٌ مُبِينٌ
43Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: "Ky (Muhamedi) është vetëm një njeri që dëshiron t'ju largojë nga ajo që adhuronin etërit tuaj" dhe thonë: "Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar." Dhe, kur u vjen e vërteta, jobesimtarët thonë: "Kjo s'është gjë tjetër veçse magji e kulluar."
٤٤وَمَا آتَيْنَاهُمْ مِنْ كُتُبٍ يَدْرُسُونَهَا ۖ وَمَا أَرْسَلْنَا إِلَيْهِمْ قَبْلَكَ مِنْ نَذِيرٍ
44Ndërkohë që Ne nuk u kemi dhënë atyre asnjë Libër për ta mësuar, as u kemi dërguar ndonjë paralajmërues para teje.
٤٥وَكَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَمَا بَلَغُوا مِعْشَارَ مَا آتَيْنَاهُمْ فَكَذَّبُوا رُسُلِي ۖ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ
45Edhe ata që qenë para tyre patën përgënjeshtruar, ndonëse këta (idhujtarët e Mekës) nuk arritën as një të dhjetën e asaj që u kishim dhënë atyre, por megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. Eh, si ishte dënimi Im!
٤٦قُلْ إِنَّمَا أَعِظُكُمْ بِوَاحِدَةٍ ۖ أَنْ تَقُومُوا لِلَّهِ مَثْنَىٰ وَفُرَادَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُوا ۚ مَا بِصَاحِبِكُمْ مِنْ جِنَّةٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌ لَكُمْ بَيْنَ يَدَيْ عَذَابٍ شَدِيدٍ
46Thuaj: "Në të vërtetë, unë ju këshilloj vetëm me një gjë: të ngriheni sinqerisht për Allahun, dy nga dy e një nga një dhe të mendoni, (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Në të vërtetë ai vetëm po ju paralajmëron para një dënimi të rëndë."
٤٧قُلْ مَا سَأَلْتُكُمْ مِنْ أَجْرٍ فَهُوَ لَكُمْ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
47Thuaj: "Në ju paça kërkuar ndonjë shpërblim, ai qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Ai është Dëshmitar për çdo gjë."
٤٨قُلْ إِنَّ رَبِّي يَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَّامُ الْغُيُوبِ
48Thuaj: "Zoti im shpall të Vërtetën. Ai është i Njohësi i të gjitha fshehtësive."
٤٩قُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَمَا يُبْدِئُ الْبَاطِلُ وَمَا يُعِيدُ
49Thuaj: "E Vërteta erdhi, ndërsa e kota u zhduk pa kthim."
٥٠قُلْ إِنْ ضَلَلْتُ فَإِنَّمَا أَضِلُّ عَلَىٰ نَفْسِي ۖ وَإِنِ اهْتَدَيْتُ فَبِمَا يُوحِي إِلَيَّ رَبِّي ۚ إِنَّهُ سَمِيعٌ قَرِيبٌ
50Thuaj: "Nëse unë shmangem nga rruga e drejtë, shmangia ime është në dëm timin, por, nëse jam i udhëzuar, kjo është për shkak të asaj që më shpall Zoti im. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe është afër."
٥١وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ فَزِعُوا فَلَا فَوْتَ وَأُخِذُوا مِنْ مَكَانٍ قَرِيبٍ
51Eh, sikur t'i shihje kur të tmerrohen, kur s'do të mund të ikin e do të kapen nga afër!
٥٢وَقَالُوا آمَنَّا بِهِ وَأَنَّىٰ لَهُمُ التَّنَاوُشُ مِنْ مَكَانٍ بَعِيدٍ
52Ata do të thonë: "Tashmë po besojmë", por si do ta arrijnë (besimin) nga një vend aq i largët,
٥٣وَقَدْ كَفَرُوا بِهِ مِنْ قَبْلُ ۖ وَيَقْذِفُونَ بِالْغَيْبِ مِنْ مَكَانٍ بَعِيدٍ
53kur më parë e mohonin atë dhe hamendësonin prej së largu!
٥٤وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِمْ مِنْ قَبْلُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُرِيبٍ
54Një pengesë do të vihet mes tyre dhe asaj që dëshirojnë, siç ndodhi me të ngjashmit e tyre më parë. Njëmend, ata ishin në mëdyshje të madhe.