تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ
Shpallja e Librit (Kuranit) është nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ
Shpallja e Librit (Kuranit) është nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.
إِنَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ
Me të vërtetë, Ne ta zbritëm ty (o Pejgamber) Librin me të vërtetën, prandaj adhuroje Allahun me përkushtim të sinqertë ndaj Tij.
أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ ۚ وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَىٰ إِنَّ اللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِي مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي مَنْ هُوَ كَاذِبٌ كَفَّارٌ
Vërtet, vetëm Allahut i takon adhurimi i çiltër. Ndërkaq, ata që marrin për mbrojtës të tjerë pos Tij, duke thënë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë me Allahun", (le ta dinë se) Allahu do të gjykojë mes tyre lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin. Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe tepër mohues.
لَوْ أَرَادَ اللَّهُ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا لَاصْطَفَىٰ مِمَّا يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ سُبْحَانَهُ ۖ هُوَ اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ
Nëse Allahu do të kishte dashur të merrte për vete ndonjë fëmijë, Ai do të kishte zgjedhur çfarë të donte nga ajo që krijon. I patëmeta është Ai! Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari i pamposhtur.
خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۖ يُكَوِّرُ اللَّيْلَ عَلَى النَّهَارِ وَيُكَوِّرُ النَّهَارَ عَلَى اللَّيْلِ ۖ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ ۖ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُسَمًّى ۗ أَلَا هُوَ الْعَزِيزُ الْغَفَّارُ
Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai mbështjell ditën me natë dhe natën me ditë. Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën. Të gjitha lundrojnë në një kohë të caktuar. Vini re, Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Falësi i Madh!
خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَأَنْزَلَ لَكُمْ مِنَ الْأَنْعَامِ ثَمَانِيَةَ أَزْوَاجٍ ۚ يَخْلُقُكُمْ فِي بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ خَلْقًا مِنْ بَعْدِ خَلْقٍ فِي ظُلُمَاتٍ ثَلَاثٍ ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُصْرَفُونَ
Ai ju krijoi prej një njeriu të vetëm, pastaj prej tij bëri bashkëshorten e tij dhe krijoi për ju tetë çifte bagëtish. Ai ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi, në tri shtresa errësire. Ky është Allahu, Zoti juaj. Atij i takon sundimi. Askush pos Tij nuk meriton të adhurohet. Pra, përse shmangeni atëherë?!
إِنْ تَكْفُرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْكُمْ ۖ وَلَا يَرْضَىٰ لِعِبَادِهِ الْكُفْرَ ۖ وَإِنْ تَشْكُرُوا يَرْضَهُ لَكُمْ ۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ مَرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
Nëse ju mohoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndonëse nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Tij. Por, nëse jeni mirënjohës, Ai e pëlqen atë për ju. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Pastaj kthimi juaj është te Zoti juaj dhe Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshëm për atë që ka në zemra.
وَإِذَا مَسَّ الْإِنْسَانَ ضُرٌّ دَعَا رَبَّهُ مُنِيبًا إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُ نِعْمَةً مِنْهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدْعُو إِلَيْهِ مِنْ قَبْلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَنْدَادًا لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِهِ ۚ قُلْ تَمَتَّعْ بِكُفْرِكَ قَلِيلًا ۖ إِنَّكَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ
Kur njeriun e godet fatkeqësia, ai i lutet Zotit të vet, i kthyer tek Ai me pendim. E, kur i dhuron mirësi nga ana e Tij, ai harron krejtësisht për çfarë lutej më parë dhe i sajon Allahut ortakë, për të shmangur të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu me mosbesimin tënd për pak kohë, se ti, pa dyshim, do të jesh prej banorëve të Zjarrit!"
أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا يَحْذَرُ الْآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ ۗ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ
(A është më i mirë ky) apo ai që vazhdimisht falet gjatë natën, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që ka frikë botën tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?" Në të vërtetë, vetëm mendarët marrin mësim.
قُلْ يَا عِبَادِ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا رَبَّكُمْ ۚ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةٌ ۗ وَأَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةٌ ۗ إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
Thuaj: "O robërit e Mi që besoni, frikësojuni Zotit tuaj! Për ata që bëjnë mirë në këtë botë do të ketë të mira. Ndërkohë, toka e Allahut është e gjerë. Njëmend, durimtarët do të shpërblehen pa masë."
قُلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ
Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë
وَأُمِرْتُ لِأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ الْمُسْلِمِينَ
dhe jam urdhëruar që të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij."
قُلْ إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim."
قُلِ اللَّهَ أَعْبُدُ مُخْلِصًا لَهُ دِينِي
Thuaj: "Vetëm Allahun e adhuroj, me përkushtim të sinqertë ndaj Tij.
فَاعْبُدُوا مَا شِئْتُمْ مِنْ دُونِهِ ۗ قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ
E ju adhuroni çfarëdo që dëshironi përveç Tij." Thuaj: "Njëmend, të humburit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kiametit. Pa dyshim, kjo është humbja e qartë."
لَهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ ظُلَلٌ مِنَ النَّارِ وَمِنْ تَحْتِهِمْ ظُلَلٌ ۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ اللَّهُ بِهِ عِبَادَهُ ۚ يَا عِبَادِ فَاتَّقُونِ
Ata do të kenë shtresa zjarri sipër dhe poshtë tyre. Kështu i kërcënon Allahu robërit e Tij. Pra, o robërit e Mi, më kini frikën Mua!
وَالَّذِينَ اجْتَنَبُوا الطَّاغُوتَ أَنْ يَعْبُدُوهَا وَأَنَابُوا إِلَى اللَّهِ لَهُمُ الْبُشْرَىٰ ۚ فَبَشِّرْ عِبَادِ
Ndërkaq, për ata që i shmangen adhurimit të zotave të rremë dhe kthehen tek Allahu të penduar, do të ketë myzhde. Prandaj, përgëzoji robërit e Mi,
الَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ الْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُ ۚ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ هَدَاهُمُ اللَّهُ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمْ أُولُو الْأَلْبَابِ
të cilët e dëgjojnë fjalën me vëmendje dhe ndjekin më të mirën e saj. Këta janë ata që i ka udhëzuar Allahu dhe pikërisht këta janë mendarët.
أَفَمَنْ حَقَّ عَلَيْهِ كَلِمَةُ الْعَذَابِ أَفَأَنْتَ تُنْقِذُ مَنْ فِي النَّارِ
A mund ta shpëtosh atë për të cilin është dhënë vendimi për dënim? A mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?
لَٰكِنِ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ غُرَفٌ مِنْ فَوْقِهَا غُرَفٌ مَبْنِيَّةٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ وَعْدَ اللَّهِ ۖ لَا يُخْلِفُ اللَّهُ الْمِيعَادَ
Ndërkaq, për ata që i frikësohen Zotit të tyre do të ketë pallate të larta, të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Ky është premtimi i Allahut e Allahu nuk e thyen kurrë premtimin.
أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَسَلَكَهُ يَنَابِيعَ فِي الْأَرْضِ ثُمَّ يُخْرِجُ بِهِ زَرْعًا مُخْتَلِفًا أَلْوَانُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَجْعَلُهُ حُطَامًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِأُولِي الْأَلْبَابِ
A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe e drejton atë nëpër burime në tokë? Pastaj, me anë të tij, nxjerr bimë me ngjyra të ndryshme. Më pas, ato thahen dhe i sheh të zverdhura; në fund i shndërron në thërrime. Vërtet, në këtë ka mësim për ata që kanë mend.
أَفَمَنْ شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِنْ رَبِّهِ ۚ فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ أُولَٰئِكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
A është njësoj ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin dhe ecën në dritën e Zotit të tij (me atë që zemra i është ngurtësuar)? Mjerë ata që i kanë zemrat të ngurta ndaj përmendjes së Allahut! Ata janë me të vërtetë në një humbje të qartë.
اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُتَشَابِهًا مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ
Allahu ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër me pjesë të ngjashme dhe përsëritje të harmonishme. Prej tij, lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre rrëqethen; pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten në përmendjen e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilën Ai udhëzon kë të dojë. E atë që Allahu e lë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë.
أَفَمَنْ يَتَّقِي بِوَجْهِهِ سُوءَ الْعَذَابِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ وَقِيلَ لِلظَّالِمِينَ ذُوقُوا مَا كُنْتُمْ تَكْسِبُونَ
A është njësoj (me besimtarin) ai që me fytyrën e vet përpiqet të shmangë dënimin e tmerrshëm në Ditën e Kiametit? E do t'u thuhet zullumqarëve: "Shijoni atë që keni fituar!"
كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ
Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan të vërtetën, prandaj dënimi i goditi prej nga nuk e prisnin.
فَأَذَاقَهُمُ اللَّهُ الْخِزْيَ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ
Prandaj, Allahu i bëri ata të shijojnë poshtërimin në jetën e kësaj bote, por dënimi i jetës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin!
وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
Ne, me të vërtetë, u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran lloj-lloj shembujsh, që ata të marrin mësim.
قُرْآنًا عَرَبِيًّا غَيْرَ ذِي عِوَجٍ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ
Një Kuran në gjuhën arabe, pa shtrembërime, që ata t'i frikësohen Allahut.
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا رَجُلًا فِيهِ شُرَكَاءُ مُتَشَاكِسُونَ وَرَجُلًا سَلَمًا لِرَجُلٍ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ۚ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Allahu sjell një shembull: një njeri që u shërben disa ortakëve që grinden mes vete dhe një njeri tjetër që i përket vetëm një zotërie. A janë të barabartë në gjendje? I gjithë lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُمْ مَيِّتُونَ
Vërtet, ti (o Muhamed) do të vdesësh, e edhe ata do të vdesin.
ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِنْدَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ
Pastaj, në Ditën e Kiametit, ju, para Zotit tuaj, do të grindeni me njëri-tjetrin.
فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ كَذَبَ عَلَى اللَّهِ وَكَذَّبَ بِالصِّدْقِ إِذْ جَاءَهُ ۚ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْكَافِرِينَ
E kush është më i padrejtë se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut dhe përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i vjen?! A nuk është në Xhehenem vendi i jobesimtarëve?!
وَالَّذِي جَاءَ بِالصِّدْقِ وَصَدَّقَ بِهِ ۙ أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ
Ata që sjellin të vërtetën dhe ata që besojnë në të, pikërisht ata janë të devotshmit.
لَهُمْ مَا يَشَاءُونَ عِنْدَ رَبِّهِمْ ۚ ذَٰلِكَ جَزَاءُ الْمُحْسِنِينَ
Ata do të kenë te Zoti i tyre gjithçka që dëshirojnë. Ky është shpërblimi i punëmbarëve.
لِيُكَفِّرَ اللَّهُ عَنْهُمْ أَسْوَأَ الَّذِي عَمِلُوا وَيَجْزِيَهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ الَّذِي كَانُوا يَعْمَلُونَ
Allahu do t'i shlyejë veprat e tyre më të këqija dhe do t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.
أَلَيْسَ اللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُ ۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِالَّذِينَ مِنْ دُونِهِ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ
A nuk i mjafton Allahu robit të Tij? Megjithatë, ata të frikësojnë me të tjerë pos Tij. Atë që Allahu e lë në humbje, askush s'mund ta udhëzojë.
وَمَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُضِلٍّ ۗ أَلَيْسَ اللَّهُ بِعَزِيزٍ ذِي انْتِقَامٍ
Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë. A nuk është Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje?!
وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۚ قُلْ أَفَرَأَيْتُمْ مَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ أَرَادَنِيَ اللَّهُ بِضُرٍّ هَلْ هُنَّ كَاشِفَاتُ ضُرِّهِ أَوْ أَرَادَنِي بِرَحْمَةٍ هَلْ هُنَّ مُمْسِكَاتُ رَحْمَتِهِ ۚ قُلْ حَسْبِيَ اللَّهُ ۖ عَلَيْهِ يَتَوَكَّلُ الْمُتَوَكِّلُونَ
Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Atëherë, më thoni, ata, të cilëve u luteni pos Allahut, a mund të largojnë dëmin nëse Allahu dëshiron të më dëmtojë, ose a mund të ndalojnë mëshirën e Tij nëse Ai dëshiron të më mëshirojë?!" Thuaj: "Mua më mjafton Allahu; vetëm Atij le t'i mbështeten ata që mbështeten."
قُلْ يَا قَوْمِ اعْمَلُوا عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّي عَامِلٌ ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ
Thuaj: "O populli im, veproni sipas mënyrës suaj; unë do të veproj sipas simes, por së shpejti do ta mësoni
مَنْ يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُقِيمٌ
kujt do t'i vijë ndëshkimi që do ta poshtërojë dhe mbi kë do të bjerë një dënim i përjetshëm."
إِنَّا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ لِلنَّاسِ بِالْحَقِّ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَا أَنْتَ عَلَيْهِمْ بِوَكِيلٍ
Ne ta shpallëm ty Librin me të vërtetën për njerëzit. Kushdo që ndjek udhëzimin, e ka për të mirën e vet, e kush humb rrugën, ai humb në dëm të vet. Ti (o Muhamed) nuk je përgjegjës për ta.
اللَّهُ يَتَوَفَّى الْأَنْفُسَ حِينَ مَوْتِهَا وَالَّتِي لَمْ تَمُتْ فِي مَنَامِهَا ۖ فَيُمْسِكُ الَّتِي قَضَىٰ عَلَيْهَا الْمَوْتَ وَيُرْسِلُ الْأُخْرَىٰ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
Allahu merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre dhe ata që nuk kanë vdekur gjatë gjumit të tyre. Pastaj, Ai mban ata për të cilët ka vendosur vdekjen dhe lëshon të tjerët deri në një afat të caktuar. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
أَمِ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ شُفَعَاءَ ۚ قُلْ أَوَلَوْ كَانُوا لَا يَمْلِكُونَ شَيْئًا وَلَا يَعْقِلُونَ
A mos kanë gjetur ata ndërmjetësues përveç Allahut?! Thuaj: "Vallë, edhe nëse ata nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?!"
قُلْ لِلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا ۖ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Thuaj: "I gjithë ndërmjetësimi është në dorën e Allahut. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Pastaj tek Ai do të ktheheni."
وَإِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَحْدَهُ اشْمَأَزَّتْ قُلُوبُ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ ۖ وَإِذَا ذُكِرَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ
Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër neveriten, ndërsa, kur përmenden të tjerët pos Tij, ata gëzohen.
قُلِ اللَّهُمَّ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ عَالِمَ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ أَنْتَ تَحْكُمُ بَيْنَ عِبَادِكَ فِي مَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
Thuaj: "O Allah, Krijues i qiejve dhe i Tokës, Njohës i së fshehtës e së dukshmes, Ti do të gjykosh ndërmjet robërve të Tu lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin."
وَلَوْ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُ مَعَهُ لَافْتَدَوْا بِهِ مِنْ سُوءِ الْعَذَابِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ وَبَدَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ
Sikur keqbërësit të kishin gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, do ta jepnin atë për të shpëtuar nga dënimi i tmerrshëm në Ditën e Kiametit. Atyre do t'u shfaqet prej Allahut ajo që nuk e kishin paramenduar.
وَبَدَا لَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا كَسَبُوا وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ
Do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t'i përfshijë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
فَإِذَا مَسَّ الْإِنْسَانَ ضُرٌّ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلْنَاهُ نِعْمَةً مِنَّا قَالَ إِنَّمَا أُوتِيتُهُ عَلَىٰ عِلْمٍ ۚ بَلْ هِيَ فِتْنَةٌ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, ndërkohë, kur i dhurojmë mirësi nga ana Jonë, thotë: "Kjo më është dhënë vetëm për shkak të diturisë sime." Jo, ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
قَدْ قَالَهَا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَمَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
Kështu thanë edhe ata që ishin para tyre, por ajo që fituan nuk u bëri dobi.
فَأَصَابَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا كَسَبُوا ۚ وَالَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْ هَٰؤُلَاءِ سَيُصِيبُهُمْ سَيِّئَاتُ مَا كَسَبُوا وَمَا هُمْ بِمُعْجِزِينَ
Ata i goditi dënimi i të këqijave që kishin bërë, por edhe keqbërësit prej këtyre do t'i godasë dënimi i të këqijave që kanë bërë dhe nuk do të mund të shpëtojnë.
أَوَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
A nuk e dinë ata se Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë?! Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, se, me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Njëmend, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.
وَأَنِيبُوا إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنْصَرُونَ
Kthehuni te Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij para se t'ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të ndihmoheni!
وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ بَغْتَةً وَأَنْتُمْ لَا تَشْعُرُونَ
Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi papritur, pa e vënë re,
أَنْ تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَا عَلَىٰ مَا فَرَّطْتُ فِي جَنْبِ اللَّهِ وَإِنْ كُنْتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ
që të mos thotë njeriu: "Ah i mjeri unë që shpërfilla detyrimet ndaj Allahut dhe isha prej atyre që talleshin!"
أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنْتُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
Ose të thotë: "Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha nga të devotshmit."
أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ
Ose, kur të shohë dënimin, të thotë: "Ah, sikur të mund të kthehesha edhe një herë (në dynja) e të bëhesha prej vepërmirëve!"
بَلَىٰ قَدْ جَاءَتْكَ آيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ
(Por do t'i thuhet): "Në të vërtetë, ty të erdhën ajetet e Mia, por ti i përgënjeshtrove, u tregove mendjemadh dhe ishe prej jobesimtarëve."
وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَى اللَّهِ وُجُوهُهُمْ مُسْوَدَّةٌ ۚ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْمُتَكَبِّرِينَ
Ditën e Kiametit do t'i shohësh ata që kanë shpifur gënjeshtra për Allahun me fytyra të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i mendjemëdhenjve?!
وَيُنَجِّي اللَّهُ الَّذِينَ اتَّقَوْا بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Ndërkohë, Allahu do t'i shpëtojë ata që ia patën frikën duke u dhënë fitore; ata nuk do t'i prekë e keqja e as do të pikëllohen.
اللَّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ
Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i gjithçkaje.
لَهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të Tokës. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Allahut, pikërisht ata janë të humburit.
قُلْ أَفَغَيْرَ اللَّهِ تَأْمُرُونِّي أَعْبُدُ أَيُّهَا الْجَاهِلُونَ
Thuaj: "A mos më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër përveç Allahut, o ju të paditur?!"
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
Me të vërtetë, të është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse do t'i shoqëroje Allahut diçka (në adhurim), me siguri, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe, pa dyshim, do të ishe prej të humburve."
بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُنْ مِنَ الشَّاكِرِينَ
Prandaj, adhuroje vetëm Allahun dhe ji falënderues!
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَاوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ ۚ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton, ndërkohë që e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij në Ditën e Kiametit, kurse qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I patëmeta dhe i Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij.
وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ ۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنْظُرُونَ
Kur t'i fryhet surit, do të vdesin të gjithë ata që janë në qiej dhe ata në tokë, me përjashtim të atyre që do Allahu. Pastaj do të fryhet në të përsëri, dhe ja, ata do të ngrihen duke shikuar.
وَأَشْرَقَتِ الْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ الْكِتَابُ وَجِيءَ بِالنَّبِيِّينَ وَالشُّهَدَاءِ وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْحَقِّ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
Toka do të shndrisë nga drita e Zotit të vet e do të vendoset Libri (i veprave), si dhe do të sillen pejgamberët e dëshmitarët dhe do të gjykohen me drejtësi e nuk do t'u bëhet e padrejtë.
وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَا يَفْعَلُونَ
Çdo shpirt do të marrë shpërblimin të plotë për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë vepruar.
وَسِيقَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوهَا فُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِنْكُمْ يَتْلُونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِ رَبِّكُمْ وَيُنْذِرُونَكُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا ۚ قَالُوا بَلَىٰ وَلَٰكِنْ حَقَّتْ كَلِمَةُ الْعَذَابِ عَلَى الْكَافِرِينَ
Jobesimtarët do të shtyhen drejt Xhehenemit në turma. Kur të arrijnë atje e dyert e tij të jenë hapur, rojat do t'u thonë: "A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj për t'jua lexuar ajetet e Zotit tuaj dhe për t'ju paralajmëruar për takimin e kësaj Dite?" Ata do të thonë: "Po, sigurisht, por vendimi i dënimit u bë i pashmangshëm për jobesimtarët."
قِيلَ ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ
Atyre do t'u thuhet: "Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!" Sa vendbanim i keq për mendjemëdhenjtë!
وَسِيقَ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ إِلَى الْجَنَّةِ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلَامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ
Ndërkaq, ata që patën frikë Zotin e tyre, do të çohen në Xhenet në turma. Kur të arrijnë atje e dyert e tij të jenë hapur, rojat do t'u thonë: "Paqja qoftë mbi ju! Ju keni qenë të mirë, prandaj hyni në të, për të qëndruar përgjithmonë!"
وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي صَدَقَنَا وَعْدَهُ وَأَوْرَثَنَا الْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ الْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَاءُ ۖ فَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ
Ata do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut, që përmbushi premtimin e Vet dhe na la në trashëgim tokën (e Xhenetit), që të vendosemi në të kudo që dëshirojmë. Sa i shkëlqyer është shpërblimi i punëtorëve!
وَتَرَى الْمَلَائِكَةَ حَافِّينَ مِنْ حَوْلِ الْعَرْشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ ۖ وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْحَقِّ وَقِيلَ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
E do të shohësh melekët të rreshtuar rreth Arshit, duke lartësuar Zotin e tyre me lavdërim dhe ata do të gjykohen me drejtësi e do të thuhet: "Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!"