Forgiver · Ghafir · سورة غافر · 85 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

حم

Ha, mim.

تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ

Shpallja e Librit (Kuranit) është nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi,

غَافِرِ الذَّنْبِ وَقَابِلِ التَّوْبِ شَدِيدِ الْعِقَابِ ذِي الطَّوْلِ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ إِلَيْهِ الْمَصِيرُ

Falësi i gjynaheve, Pranuesi i pendimit, i ashpri në ndëshkim dhe Zotëruesi i bujarisë. Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij dhe tek Ai është kthimi.

مَا يُجَادِلُ فِي آيَاتِ اللَّهِ إِلَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَلَا يَغْرُرْكَ تَقَلُّبُهُمْ فِي الْبِلَادِ

Askush nuk kundërshton shenjat e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë, prandaj mos të të mashtrojë bredhja e tyre nëpër botë!

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَالْأَحْزَابُ مِنْ بَعْدِهِمْ ۖ وَهَمَّتْ كُلُّ أُمَّةٍ بِرَسُولِهِمْ لِيَأْخُذُوهُ ۖ وَجَادَلُوا بِالْبَاطِلِ لِيُدْحِضُوا بِهِ الْحَقَّ فَأَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ

Edhe para tyre kishin përgënjeshtruar populli i Nuhut dhe grupet e tjera pas tij. Çdo popull përpiqej të vriste të dërguarin e vet. Ata kundërshtonin, duke dashur që, përmes së pavërtetës, të shuanin të vërtetën. Por, pastaj i kapa me ndëshkim. Ah, si ishte dënimi Im!

وَكَذَٰلِكَ حَقَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّهُمْ أَصْحَابُ النَّارِ

Kështu u jetësua fjala e Zotit tënd kundrejt atyre që nuk besuan, sepse ata do të jenë banorët e Zjarrit.

الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ

Ata (melekë) që mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e lartësojnë Zotin e tyre me lavdërim, besojnë në Të dhe kërkojnë falje për besimtarët, duke thënë: "Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirën dhe dijen Tënde, prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji nga dënimi i Zjarrit flakërues!"

رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدْتَهُمْ وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

Zoti ynë, futi ata në Xhenetet e Përjetësisë që ua ke premtuar, si dhe ata që janë të devotshëm prej prindërve, bashkëshorteve dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.

وَقِهِمُ السَّيِّئَاتِ ۚ وَمَنْ تَقِ السَّيِّئَاتِ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمْتَهُ ۚ وَذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

Dhe ruaji ata nga të këqijat, se atë që e mbron nga të këqijat atë Ditë, vërtet e ke mëshiruar. E pikërisht kjo është fitorja e madhe!"

إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنَادَوْنَ لَمَقْتُ اللَّهِ أَكْبَرُ مِنْ مَقْتِكُمْ أَنْفُسَكُمْ إِذْ تُدْعَوْنَ إِلَى الْإِيمَانِ فَتَكْفُرُونَ

Jobesimtarëve do t'u thuhet: "Urrejtja e Allahut ndaj jush, kur thirreshit për të besuar, e mohonit, ishte më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes (sot)."

قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا اثْنَتَيْنِ فَاعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَىٰ خُرُوجٍ مِنْ سَبِيلٍ

Ata do të thonë: "Zoti ynë, Ti na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë. Tashmë i pranojmë gjynahet tona, prandaj a ka ndonjë rrugëdalje?"

ذَٰلِكُمْ بِأَنَّهُ إِذَا دُعِيَ اللَّهُ وَحْدَهُ كَفَرْتُمْ ۖ وَإِنْ يُشْرَكْ بِهِ تُؤْمِنُوا ۚ فَالْحُكْمُ لِلَّهِ الْعَلِيِّ الْكَبِيرِ

(Atyre do t'u thuhet): "Kjo është për shkak se, kur adhurohej vetëm Allahu, ju mohonit, por, kur i shoqërohej diçka në adhurim, ju besonit. Pra, gjykimi i takon Allahut, të Lartit e të Madhit.

هُوَ الَّذِي يُرِيكُمْ آيَاتِهِ وَيُنَزِّلُ لَكُمْ مِنَ السَّمَاءِ رِزْقًا ۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَنْ يُنِيبُ

Ai është që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret furnizim nga qielli, por vetëm ai që kthehet tek Ai i penduar merr mësim.

فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ

Pra, lutjuni Allahut duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij, edhe nëse e urrejnë këtë gjë jobesimtarët!

رَفِيعُ الدَّرَجَاتِ ذُو الْعَرْشِ يُلْقِي الرُّوحَ مِنْ أَمْرِهِ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ لِيُنْذِرَ يَوْمَ التَّلَاقِ

Më i Larti, Zoti i Arshit; Ai i dërgon Shpalljen me urdhrin e Tij atij që dëshiron prej robërve të Vet, për t'i paralajmëruar për Ditën e Takimit.

يَوْمَ هُمْ بَارِزُونَ ۖ لَا يَخْفَىٰ عَلَى اللَّهِ مِنْهُمْ شَيْءٌ ۚ لِمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ ۖ لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ

Ditën kur ata do të dalin hapur, asgjë e tyre nuk do t'i fshihet Allahut. Kujt i takon pushteti sot? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur!

الْيَوْمَ تُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ ۚ لَا ظُلْمَ الْيَوْمَ ۚ إِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ

Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar. Sot nuk ka padrejtësi. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.

وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْآزِفَةِ إِذِ الْقُلُوبُ لَدَى الْحَنَاجِرِ كَاظِمِينَ ۚ مَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ حَمِيمٍ وَلَا شَفِيعٍ يُطَاعُ

Paralajmëroji ata për Ditën e Afërt, kur zemrat do të arrijnë në fyt, të mbushura me ankth. Keqbërësit nuk do të kenë mik të ngushtë e as ndërmjetësues që i merret fjala.

يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ

Ai i njeh shikimet tinëzare të syve dhe atë që fshehin zemrat.

وَاللَّهُ يَقْضِي بِالْحَقِّ ۖ وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ لَا يَقْضُونَ بِشَيْءٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

Allahu gjykon sipas drejtësisë, ndërsa ata të cilëve u luten përveç Tij, nuk gjykojnë fare. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.

أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ كَانُوا مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَانُوا هُمْ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَآثَارًا فِي الْأَرْضِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ وَمَا كَانَ لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ وَاقٍ

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë, që të shihnin se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre?! Ata ishin më të fortë dhe lanë më shumë gjurmë se këta, por Allahu i shkatërroi për shkak të gjynaheve të tyre dhe nuk pati kush t'i mbronte nga Allahu.

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانَتْ تَأْتِيهِمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَكَفَرُوا فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ قَوِيٌّ شَدِيدُ الْعِقَابِ

Kjo, ngaqë atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i shkatërroi. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm dhe i rreptë në ndëshkim.

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا وَسُلْطَانٍ مُبِينٍ

Ne e dërguam Musain me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë

إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَقَارُونَ فَقَالُوا سَاحِرٌ كَذَّابٌ

te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thanë: "Ky është magjistar e gënjeshtar!"

فَلَمَّا جَاءَهُمْ بِالْحَقِّ مِنْ عِنْدِنَا قَالُوا اقْتُلُوا أَبْنَاءَ الَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ وَاسْتَحْيُوا نِسَاءَهُمْ ۚ وَمَا كَيْدُ الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ

Kur u erdhi atyre e vërteta nga Ne, thanë: "Vritni bijtë e atyre që i kanë besuar atij dhe lërini të gjalla vjazat e tyre!" Por, kurthet e jobesimtarëve janë të dështuara.

وَقَالَ فِرْعَوْنُ ذَرُونِي أَقْتُلْ مُوسَىٰ وَلْيَدْعُ رَبَّهُ ۖ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُبَدِّلَ دِينَكُمْ أَوْ أَنْ يُظْهِرَ فِي الْأَرْضِ الْفَسَادَ

Faraoni tha: "Më lini ta vras Musain e ai le të lusë Zotin e vet! Njëmend kam frikë se do t'jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në tokë."

وَقَالَ مُوسَىٰ إِنِّي عُذْتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمْ مِنْ كُلِّ مُتَكَبِّرٍ لَا يُؤْمِنُ بِيَوْمِ الْحِسَابِ

Musai tha: "Unë i mbështetem Zotit tim e Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo mendjemadhi që nuk beson në Ditën e Llogarisë!"

وَقَالَ رَجُلٌ مُؤْمِنٌ مِنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَكْتُمُ إِيمَانَهُ أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَنْ يَقُولَ رَبِّيَ اللَّهُ وَقَدْ جَاءَكُمْ بِالْبَيِّنَاتِ مِنْ رَبِّكُمْ ۖ وَإِنْ يَكُ كَاذِبًا فَعَلَيْهِ كَذِبُهُ ۖ وَإِنْ يَكُ صَادِقًا يُصِبْكُمْ بَعْضُ الَّذِي يَعِدُكُمْ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ كَذَّابٌ

Një burrë besimtar nga familja e Faraonit, që fshihte besimin e tij, tha: "A do të vrisni një njeri vetëm pse thotë: "Zoti im është Allahu", ndërkohë që ju ka sjellë prova të qarta nga Zoti juaj? Nëse është gënjeshtar, ai i vuan pasojat e gënjeshtrës së vet; por, nëse thotë të vërtetën, atëherë mund t'ju godasë diçka nga ajo me të cilën ju kërcënon. Pa dyshim, Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është teprues e gënjeshtar."

يَا قَوْمِ لَكُمُ الْمُلْكُ الْيَوْمَ ظَاهِرِينَ فِي الْأَرْضِ فَمَنْ يَنْصُرُنَا مِنْ بَأْسِ اللَّهِ إِنْ جَاءَنَا ۚ قَالَ فِرْعَوْنُ مَا أُرِيكُمْ إِلَّا مَا أَرَىٰ وَمَا أَهْدِيكُمْ إِلَّا سَبِيلَ الرَّشَادِ

O populli im, sot pushteti është juaji, duke qenë sundues në tokë, por kush do të na mbrojë prej dënimit të Allahut, nëse bie mbi ne?" Faraoni tha: "Unë ju them vetëm atë që shoh (si të duhur) dhe unë ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë."

وَقَالَ الَّذِي آمَنَ يَا قَوْمِ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ مِثْلَ يَوْمِ الْأَحْزَابِ

Atëherë, besimtari tha: "O populli im, unë frikësohem se do t'ju zërë ndonjë dënim si i popujve të mëhershëm,

مِثْلَ دَأْبِ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَالَّذِينَ مِنْ بَعْدِهِمْ ۚ وَمَا اللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًا لِلْعِبَادِ

ashtu si i ndodhi popullit të Nuhut, adëve, themudëve dhe atyre që erdhën më pas. Allahu nuk dëshiron t'u bëjë padrejtësi robërve të Vet.

وَيَا قَوْمِ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ يَوْمَ التَّنَادِ

O populli im, unë i druhem për ju Ditës kur do të thërrisni njëri-tjetrin (në ndihmë),

يَوْمَ تُوَلُّونَ مُدْبِرِينَ مَا لَكُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ ۗ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ

Ditën kur do të ktheni shpinën duke ikur, pa pasur askënd që t'ju mbrojë nga Allahu. E, atë që Allahu e çon në humbje, askush s'mund ta udhëzojë.

وَلَقَدْ جَاءَكُمْ يُوسُفُ مِنْ قَبْلُ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا زِلْتُمْ فِي شَكٍّ مِمَّا جَاءَكُمْ بِهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا هَلَكَ قُلْتُمْ لَنْ يَبْعَثَ اللَّهُ مِنْ بَعْدِهِ رَسُولًا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ اللَّهُ مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ مُرْتَابٌ

Në të vërtetë, juve ju erdhi më parë Jusufi me prova të qarta, por ju ende jeni në mëdyshje lidhur me atë që jua solli, derisa, kur ai vdiq, thatë: "Allahu nuk do të dërgojë pas tij asnjë të dërguar." Kështu Allahu shpie në humbje këdo që e tepron dhe dyshon.

الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آيَاتِ اللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَانٍ أَتَاهُمْ ۖ كَبُرَ مَقْتًا عِنْدَ اللَّهِ وَعِنْدَ الَّذِينَ آمَنُوا ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ

Ata që kundërshtojnë ajetet e Allahut pa pasur asnjë dëshmi, janë tepër të urryer tek Allahu dhe tek ata që besojnë. Kështu, Allahu vulos çdo zemër mendjemadhi të dhunshëm.

وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ

Faraoni tha: "O Haman, më ndërto një kullë të lartë, që t'i arrij rrugët,

أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا ۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرْعَوْنَ سُوءُ عَمَلِهِ وَصُدَّ عَنِ السَّبِيلِ ۚ وَمَا كَيْدُ فِرْعَوْنَ إِلَّا فِي تَبَابٍ

rrugët e qiellit, që të mund të ngjitem te Zoti i Musait, ndonëse unë mendoj se ai është gënjeshtar." Kështu, Faraonit iu zbukurua puna e keqe e tij dhe u shmang nga rruga e drejtë, por dredhia e Faraonit përfundoi në humbje.

وَقَالَ الَّذِي آمَنَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُونِ أَهْدِكُمْ سَبِيلَ الرَّشَادِ

Ai që ishte besimtar tha: "O populli im, pasomëni mua, që t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!"

يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الْآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ

O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është shtëpia e përhershme."

مَنْ عَمِلَ سَيِّئَةً فَلَا يُجْزَىٰ إِلَّا مِثْلَهَا ۖ وَمَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ يُرْزَقُونَ فِيهَا بِغَيْرِ حِسَابٍ

Ai që bën ndonjë të keqe, do të ndëshkohet vetëm sipas saj, ndërsa kushdo që vepron mirë, duke qenë besimtar, qoftë mashkull, qoftë femër, do të jetë me ata që hyjnë në Xhenet, ku do të furnizohen pa masë.

وَيَا قَوْمِ مَا لِي أَدْعُوكُمْ إِلَى النَّجَاةِ وَتَدْعُونَنِي إِلَى النَّارِ

O populli im, ç'është kjo kështu: unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni për në Zjarr?!

تَدْعُونَنِي لِأَكْفُرَ بِاللَّهِ وَأُشْرِكَ بِهِ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ وَأَنَا أَدْعُوكُمْ إِلَى الْعَزِيزِ الْغَفَّارِ

Ju më ftoni që të mohoj Allahun e t'i shoqëroj Atij të tjerë në adhurim, gjë për të cilën nuk kam asnjë dëshmi, ndërkohë që unë ju ftoj të besoni të Gjithëfuqishmin e Falësin e Madh.

لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدْعُونَنِي إِلَيْهِ لَيْسَ لَهُ دَعْوَةٌ فِي الدُّنْيَا وَلَا فِي الْآخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَا إِلَى اللَّهِ وَأَنَّ الْمُسْرِفِينَ هُمْ أَصْحَابُ النَّارِ

S'ka dyshim se ajo në të cilën më thërrisni nuk është thirrje me vlerë, as në këtë botë, as në botën tjetër, e kthimi ynë është tek Allahu dhe ata që i kalojnë kufijtë janë banorë të Zjarrit.

فَسَتَذْكُرُونَ مَا أَقُولُ لَكُمْ ۚ وَأُفَوِّضُ أَمْرِي إِلَى اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ

Juve do t'ju kujtohet ajo që po ju them, e unë ia besoj çështjen time Allahut. Njëmend, Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve të Vet."

فَوَقَاهُ اللَّهُ سَيِّئَاتِ مَا مَكَرُوا ۖ وَحَاقَ بِآلِ فِرْعَوْنَ سُوءُ الْعَذَابِ

Kështu, Allahu e mbrojti atë nga e keqja që kurdisën, ndërsa popullin e Faraonit e përfshiu dënimi i rëndë.

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا ۖ وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

Ata do t'i paraqiten zjarrit (në jetën e varrit) në mëngjes dhe në mbrëmje e, kur të ndodhë Kiameti, do të thuhet: "Futni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!"

وَإِذْ يَتَحَاجُّونَ فِي النَّارِ فَيَقُولُ الضُّعَفَاءُ لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنْتُمْ مُغْنُونَ عَنَّا نَصِيبًا مِنَ النَّارِ

Kur ata të grinden në Zjarr, të shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Ne ju ndiqnim ju, kështu që a mund të na hiqni një pjesë të zjarrit?

قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا إِنَّا كُلٌّ فِيهَا إِنَّ اللَّهَ قَدْ حَكَمَ بَيْنَ الْعِبَادِ

Krerët mendjemëdhenj do të thonë: "Të gjithë ne jemi në të. Allahu tashmë i ka gjykuar robërit e Vet."

وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِنَ الْعَذَابِ

Ata që janë në Zjarr do t'u thonë rojave të Xhehenemit: "Luteni Zotin tuaj që të na lehtësojë dënimin vetëm për një ditë!"

قَالُوا أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُمْ بِالْبَيِّنَاتِ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۚ قَالُوا فَادْعُوا ۗ وَمَا دُعَاءُ الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ

Ata do të thonë: "A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me prova të qarta?" Ata do të përgjigjen: "Po, gjithsesi!" Rojat do të thonë: "Atëherë, lutuni vetë! Por, lutja e jobesimtarëve është krejt e kotë."

إِنَّا لَنَنْصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ

Me të vërtetë, Ne do t'i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, në jetën e kësaj bote dhe në Ditën kur do të sillen dëshmitarët,

يَوْمَ لَا يَنْفَعُ الظَّالِمِينَ مَعْذِرَتُهُمْ ۖ وَلَهُمُ اللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوءُ الدَّارِ

Ditën kur keqbërësve nuk do t'u bëjë dobi arsyetimi. Për ta është mallkimi dhe përfundimi i keq.

وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْهُدَىٰ وَأَوْرَثْنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ الْكِتَابَ

Ne ia dhamë Musait udhëzimin dhe i bëmë bijtë e Israilit të trashëgojnë Librin (brez pas brezi),

هُدًى وَذِكْرَىٰ لِأُولِي الْأَلْبَابِ

si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.

فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِالْعَشِيِّ وَالْإِبْكَارِ

Prandaj, bëj durim, sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë! Kërko falje për gjynahet e tua dhe lartësoje me lavdërim Zotin tënd, në mbrëmje e në mëngjes.

إِنَّ الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آيَاتِ اللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَانٍ أَتَاهُمْ ۙ إِنْ فِي صُدُورِهِمْ إِلَّا كِبْرٌ مَا هُمْ بِبَالِغِيهِ ۚ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

Ata që kundërshtojnë ajetet e Allahut pa pasur asnjë dëshmi, në zemrat e tyre ka vetëm mendjemadhësi, por s'do të mund t'ia arrijnë qëllimit. Pra, kërko strehim tek Allahu. Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.

لَخَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Krijimi i qiejve dhe Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

وَمَا يَسْتَوِي الْأَعْمَىٰ وَالْبَصِيرُ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَلَا الْمُسِيءُ ۚ قَلِيلًا مَا تَتَذَكَّرُونَ

I verbri dhe ai që sheh nuk janë të barabartë, as ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me keqbërësit. Sa pak që mendoni!

إِنَّ السَّاعَةَ لَآتِيَةٌ لَا رَيْبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ

Me të vërtetë, Kiameti do të vijë patjetër! Për këtë s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

Zoti juaj thotë: "Lutmuni Mua, Unë do t'ju përgjigjem!" Ata që tregohen mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.

اللَّهُ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ اللَّيْلَ لِتَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ اللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ

Allahu jua bëri natën për të pushuar në të, ndërsa ditën jua bëri dritë. Vërtet, Allahu është shumë Bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.

ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

Ky është pra Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo gjëje. S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Përse largoheni atëherë?!

كَذَٰلِكَ يُؤْفَكُ الَّذِينَ كَانُوا بِآيَاتِ اللَّهِ يَجْحَدُونَ

Kështu pra shmangen (nga e vërteta) ata që mohojnë ajetet e Allahut.

اللَّهُ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ قَرَارًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ وَرَزَقَكُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ ۖ فَتَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

Allahu është Ai që jua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, ju formoi duke përsosur formën tuaj dhe ju furnizoi me të mira. Ky është pra Allahu, Zoti juaj! I bekuar është Allahu, Zoti i botëve!

هُوَ الْحَيُّ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَادْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ ۗ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Ai është i Përjetshmi, s'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Andaj, lutjuni Atij duke ia kushtuar çiltërisht adhurimin! Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

قُلْ إِنِّي نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَمَّا جَاءَنِيَ الْبَيِّنَاتُ مِنْ رَبِّي وَأُمِرْتُ أَنْ أُسْلِمَ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ

Thuaj: "Mua më është ndaluar t'i adhuroj ata që i adhuroni në vend të Allahut, meqë mua më kanë ardhur prova të qarta nga Zoti im dhe jam urdhëruar t'i nënshtrohem Zotit të botëve."

هُوَ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ مِنْ نُطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ يُخْرِجُكُمْ طِفْلًا ثُمَّ لِتَبْلُغُوا أَشُدَّكُمْ ثُمَّ لِتَكُونُوا شُيُوخًا ۚ وَمِنْكُمْ مَنْ يُتَوَفَّىٰ مِنْ قَبْلُ ۖ وَلِتَبْلُغُوا أَجَلًا مُسَمًّى وَلَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej një pikle, pastaj prej një mpiksjeje gjaku, pastaj prej një cope mishi e më pas ju nxjerr si foshnja e pastaj jua mundëson që të arrini moshën e pjekurisë e mandej të bëheni pleq, – ndonëse disa prej jush vdesin më herët, – në mënyrë që të arrini afatin që ju është caktuar, si dhe që të mund të kuptoni.

هُوَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَإِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ

Ai është që jep jetë e vdekje. E, kur vendos të bëjë diçka, vetëm i thotë: "Bëhu!" dhe bëhet.

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آيَاتِ اللَّهِ أَنَّىٰ يُصْرَفُونَ

A nuk i sheh ata që kundërshtojnë ajetet e Allahut se si largohen (nga e vërteta)?

الَّذِينَ كَذَّبُوا بِالْكِتَابِ وَبِمَا أَرْسَلْنَا بِهِ رُسُلَنَا ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

Ata që përgënjeshtrojnë Librin dhe të vërtetën me të cilën i kemi sjellë të dërguarit Tanë, së shpejti do ta kuptojnë,

إِذِ الْأَغْلَالُ فِي أَعْنَاقِهِمْ وَالسَّلَاسِلُ يُسْحَبُونَ

kur t'u vihen vargonjtë në qafë dhe të tërhiqen me zinxhirë

فِي الْحَمِيمِ ثُمَّ فِي النَّارِ يُسْجَرُونَ

në ujë të valuar e pastaj të digjen në Zjarr.

ثُمَّ قِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ تُشْرِكُونَ

Atëherë do t'u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit

مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ قَالُوا ضَلُّوا عَنَّا بَلْ لَمْ نَكُنْ نَدْعُو مِنْ قَبْلُ شَيْئًا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ اللَّهُ الْكَافِرِينَ

në vend të Allahut?" Ata do të thonë: "Na humbën! Në të vërtetë, ne nuk adhuronim asgjë më parë." Ja, kështu Allahu i çon në humbje jobesimtarët.

ذَٰلِكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَفْرَحُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَبِمَا كُنْتُمْ تَمْرَحُونَ

(Atyre do t'u thuhet): "Kjo është për shkak se ju gëzoheshit e argëtoheshit në tokë pa të drejtë.

ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ

Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!" Sa vendbanim i keq për mendjemëdhenjtë!

فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ

Bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë! Pavarësisht nëse të tregojmë diçka nga ajo me të cilën i kemi kërcënuar apo ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), ata gjithsesi do të kthehen te Ne.

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِنْ قَبْلِكَ مِنْهُمْ مَنْ قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُمْ مَنْ لَمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ ۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَنْ يَأْتِيَ بِآيَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ فَإِذَا جَاءَ أَمْرُ اللَّهِ قُضِيَ بِالْحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ الْمُبْطِلُونَ

Në të vërtetë, Ne kemi çuar para teje të dërguar, për të cilët të kemi treguar, por edhe të dërguar të tjerë, për të cilët nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. E, kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi dhe atëherë do të shkatërrohen ithtarët e së kotës.

اللَّهُ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَنْعَامَ لِتَرْكَبُوا مِنْهَا وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ

Allahu është Ai që krijoi për ju bagëtitë, që disa t'i përdorni për hipje e disa për ushqim.

وَلَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ وَلِتَبْلُغُوا عَلَيْهَا حَاجَةً فِي صُدُورِكُمْ وَعَلَيْهَا وَعَلَى الْفُلْكِ تُحْمَلُونَ

Ju keni në to edhe përfitime të tjera: përmes tyre i plotësoni nevojat tuaja, si dhe me to e me anije ju udhëtoni.

وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَأَيَّ آيَاتِ اللَّهِ تُنْكِرُونَ

Ai jua tregon shenjat e Tij. Pra, cilat shenja të Allahut po i mohoni?!

أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَانُوا أَكْثَرَ مِنْهُمْ وَأَشَدَّ قُوَّةً وَآثَارًا فِي الْأَرْضِ فَمَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

A nuk kanë udhëtuar ata nëpër tokë për të parë se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre?! Ata ishin më të shumtë e më të fortë dhe lanë më shumë gjurmë në tokë, por asgjë nuk u vlejti ajo që fituan.

فَلَمَّا جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَرِحُوا بِمَا عِنْدَهُمْ مِنَ الْعِلْمِ وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ

Kur u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata u kënaqën me dijeninë që kishin, kështu që ata i përfshiu ajo me të cilën talleshin.

فَلَمَّا رَأَوْا بَأْسَنَا قَالُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَحْدَهُ وَكَفَرْنَا بِمَا كُنَّا بِهِ مُشْرِكِينَ

Por, kur e panë dënimin Tonë, thanë: "Ne besojmë vetëm në Allahun dhe mohojmë ata që ia shoqëronim Atij (në adhurim)."

فَلَمْ يَكُ يَنْفَعُهُمْ إِيمَانُهُمْ لَمَّا رَأَوْا بَأْسَنَا ۖ سُنَّتَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ فِي عِبَادِهِ ۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ الْكَافِرُونَ

Mirëpo, besimi i tyre kur panë dënimin Tonë nuk u bëri dobi. Ky është ligji i Allahut që e ka zbatuar te robërit e Tij. Kështu humbën jobesimtarët.