The Star · an-Najm · سورة النجم · 62 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

وَالنَّجْمِ إِذَا هَوَىٰ

Betohem në yllin kur bie,

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَىٰ

se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur e as ka devijuar.

وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ

Ai nuk flet sipas dëshirës së vet,

إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ

por është vetëm shpallje që i kumtohet,

عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَىٰ

të cilën ia mësoi shumë i fuqishmi (Xhibrili),

ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَىٰ

i pashmi, që iu shfaq qartë (në formën e vet të vërtetë),

وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْلَىٰ

duke qenë në horizontin më të lartë.

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ

Pastaj iu afrua dhe zbriti

فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰ

aq sa ishte në largësinë e dy harqeve, ose edhe më afër.

فَأَوْحَىٰ إِلَىٰ عَبْدِهِ مَا أَوْحَىٰ

Atëherë, i shpalli robit të Allahut atë që i shpalli.

مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَىٰ

Zemra nuk mohoi atë që pa.

أَفَتُمَارُونَهُ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ

Vallë, a po grindeni me të për atë që ka parë,

وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَىٰ

ndërkohë që ai (Muhamedi) e ka parë atë (Xhibrilin) edhe një herë tjetër,

عِنْدَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَىٰ

te Sidretul-Muntehaja,

عِنْدَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَىٰ

pranë së cilës ndodhet Xheneti i Strehimit.

إِذْ يَغْشَى السِّدْرَةَ مَا يَغْشَىٰ

Kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbuloi,

مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ

shikimi i tij nuk u shmang, as e kaloi kufirin,

لَقَدْ رَأَىٰ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَىٰ

Me të vërtetë, ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.

أَفَرَأَيْتُمُ اللَّاتَ وَالْعُزَّىٰ

A e shihni Latën e Uzanë,

وَمَنَاةَ الثَّالِثَةَ الْأُخْرَىٰ

si dhe Menatën, të tretën, të fundit?

أَلَكُمُ الذَّكَرُ وَلَهُ الْأُنْثَىٰ

Vallë, tuajt qenkan meshkujt e të Tijat femrat?!

تِلْكَ إِذًا قِسْمَةٌ ضِيزَىٰ

Atëherë, kjo ndarje është e padrejtë.

إِنْ هِيَ إِلَّا أَسْمَاءٌ سَمَّيْتُمُوهَا أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ بِهَا مِنْ سُلْطَانٍ ۚ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنْفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنْ رَبِّهِمُ الْهُدَىٰ

Ata s'janë gjë tjetër veçse emra (idhujsh), të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe atë që ua ka ëndja, ndonëse u ka ardhur udhëzimi prej Zotit të tyre.

أَمْ لِلْإِنْسَانِ مَا تَمَنَّىٰ

A mos do të ketë njeriu atë që ai dëshiron?

فَلِلَّهِ الْآخِرَةُ وَالْأُولَىٰ

Vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë.

وَكَمْ مِنْ مَلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِنْ بَعْدِ أَنْ يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَرْضَىٰ

Sa e sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk sjell asnjë dobi, përveçse pasi të japë leje Allahu për atë që Ai dëshiron dhe me të cilin është i kënaqur!

إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ لَيُسَمُّونَ الْمَلَائِكَةَ تَسْمِيَةَ الْأُنْثَىٰ

Në të vërtetë, ata që nuk e besojnë botën tjetër, i emërtojnë melekët me emra femrash,

وَمَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ ۖ وَإِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا

ndërkohë që nuk kanë dijeni për këtë. Ata ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.

فَأَعْرِضْ عَنْ مَنْ تَوَلَّىٰ عَنْ ذِكْرِنَا وَلَمْ يُرِدْ إِلَّا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا

Prandaj, largohu prej atij që ia kthen shpinën Këshillës Sonë (Kuranit) dhe që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote!

ذَٰلِكَ مَبْلَغُهُمْ مِنَ الْعِلْمِ ۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اهْتَدَىٰ

Kaq është dija e tyre. Pa dyshim, Zoti yt e di më së miri se kush është shmangur nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se kush është në rrugën e drejtë –

وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاءُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى

e Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë, – për t’i ndëshkuar ata që kanë bërë të këqija sipas veprave të tyre dhe për t'i shpërblyer ata që kanë bërë mirë me më të mirën (Xhenetin).

الَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ إِلَّا اللَّمَمَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ وَاسِعُ الْمَغْفِرَةِ ۚ هُوَ أَعْلَمُ بِكُمْ إِذْ أَنْشَأَكُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَإِذْ أَنْتُمْ أَجِنَّةٌ فِي بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ ۖ فَلَا تُزَكُّوا أَنْفُسَكُمْ ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَىٰ

Për ata që shmangen nga gjynahet e mëdha dhe punët e turpshme, me përjashtim të gjynaheve të vogla, vërtet Zoti yt është i gjerë në falje. Ai ju njeh shumë mirë, qysh kur ju krijoi prej dheut dhe qysh kur ishit embrione në barqet e nënave tuaja. Prandaj, mos e lavdëroni veten, sepse Ai e di më së miri kush është i ruajtur!

أَفَرَأَيْتَ الَّذِي تَوَلَّىٰ

A e ke parë atë që ktheu shpinën,

وَأَعْطَىٰ قَلِيلًا وَأَكْدَىٰ

që dha pak dhe e ndërpreu?

أَعِنْدَهُ عِلْمُ الْغَيْبِ فَهُوَ يَرَىٰ

Mos vallë e ditka gajbin (të fshehtën) dhe e shikuaka atë?!

أَمْ لَمْ يُنَبَّأْ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ

A nuk është njoftuar për atë që është në Shkrimet e Musait

وَإِبْرَاهِيمَ الَّذِي وَفَّىٰ

dhe të Ibrahimit, i cili përmbushi detyrimet:

أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ

se askush nuk do të bartë gjynahet e tjetrit;

وَأَنْ لَيْسَ لِلْإِنْسَانِ إِلَّا مَا سَعَىٰ

se njeriut i takon vetëm ajo për të cilën ka punuar;

وَأَنَّ سَعْيَهُ سَوْفَ يُرَىٰ

se përpjekja e tij do të shihet

ثُمَّ يُجْزَاهُ الْجَزَاءَ الْأَوْفَىٰ

e do të shpërblehet me shpërblimin më të plotë;

وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ الْمُنْتَهَىٰ

se te Zoti yt është kthimi përfundimtar;

وَأَنَّهُ هُوَ أَضْحَكَ وَأَبْكَىٰ

se Ai është që ju bën të qeshni dhe të qani;

وَأَنَّهُ هُوَ أَمَاتَ وَأَحْيَا

se Ai jep vdekjen dhe jetën;

وَأَنَّهُ خَلَقَ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنْثَىٰ

se Ai krijon çiftet: mashkullin dhe femrën,

مِنْ نُطْفَةٍ إِذَا تُمْنَىٰ

prej një pikle që hidhet;

وَأَنَّ عَلَيْهِ النَّشْأَةَ الْأُخْرَىٰ

se Ai është që bën ringjalljen e fundit;

وَأَنَّهُ هُوَ أَغْنَىٰ وَأَقْنَىٰ

se Ai është që pasuron dhe jep me bollëk;

وَأَنَّهُ هُوَ رَبُّ الشِّعْرَىٰ

se Ai është Zoti i Siriusit;

وَأَنَّهُ أَهْلَكَ عَادًا الْأُولَىٰ

dhe se Ai është që shkatërroi adët e parë,

وَثَمُودَ فَمَا أَبْقَىٰ

edhe themudët, duke mos lënë asnjë nga ata,

وَقَوْمَ نُوحٍ مِنْ قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا هُمْ أَظْلَمَ وَأَطْغَىٰ

si dhe popullin e Nuhut më parë. Me të vërtetë, ata ishin më mizorët dhe më të shfrenuarit.

وَالْمُؤْتَفِكَةَ أَهْوَىٰ

Edhe vendbanimet e përmbysura (të popullit të Lutit) i rrëzoi.

فَغَشَّاهَا مَا غَشَّىٰ

Kështu që i mbuloi ajo që i mbuloi,

فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ

Atëherë, cilat mirësi të Zotit tënd po i vë në dyshim?

هَٰذَا نَذِيرٌ مِنَ النُّذُرِ الْأُولَىٰ

Ky (Kurani) është paralajmërues si paralajmëruesit e mëparshëm.

أَزِفَتِ الْآزِفَةُ

Çasti i Kiametit po afrohet.

لَيْسَ لَهَا مِنْ دُونِ اللَّهِ كَاشِفَةٌ

Përveç Allahut, askush nuk mund ta zbulojë atë,

أَفَمِنْ هَٰذَا الْحَدِيثِ تَعْجَبُونَ

Vallë, nga kjo fjalë po çuditeni

وَتَضْحَكُونَ وَلَا تَبْكُونَ

dhe po qeshni e nuk po qani,

وَأَنْتُمْ سَامِدُونَ

duke qenë të shkujdesur?!

فَاسْجُدُوا لِلَّهِ وَاعْبُدُوا ۩

Bjerini në sexhde Allahut dhe adhurojeni!