The Moon · al-Qamar · سورة القمر · 55 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانْشَقَّ الْقَمَرُ

Çasti i Kiametit u afrua dhe Hëna u ça!

وَإِنْ يَرَوْا آيَةً يُعْرِضُوا وَيَقُولُوا سِحْرٌ مُسْتَمِرٌّ

Por, megjithatë, kur shohin ndonjë shenjë, ata kthejnë shpinën dhe thonë: “Kjo është një magji që zhduket!”

وَكَذَّبُوا وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُسْتَقِرٌّ

Ata përgënjeshtruan (të vërtetën) dhe ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje është e caktuar.

وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنَ الْأَنْبَاءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ

Në të vërtetë, atyre u erdhën lajme të mjaftueshme për t'u sprapsur (nga mosbesimi),

حِكْمَةٌ بَالِغَةٌ ۖ فَمَا تُغْنِ النُّذُرُ

një urtësi e përsosur, por paralajmërimet nuk u bënë dobi.

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ الدَّاعِ إِلَىٰ شَيْءٍ نُكُرٍ

Prandaj, largohu prej tyre! Ditën kur thirrësi do t'i thërrasë për një gjë të tmerrshme,

خُشَّعًا أَبْصَارُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُنْتَشِرٌ

me sy të përulur, ata do të dalin nga varret, si të ishin karkaleca të shpërndarë,

مُهْطِعِينَ إِلَى الدَّاعِ ۖ يَقُولُ الْكَافِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ

duke nxituar drejt thirrësit. Atëherë, jobesimtarët do të thonë: "Kjo është një ditë e vështirë!"

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ فَكَذَّبُوا عَبْدَنَا وَقَالُوا مَجْنُونٌ وَازْدُجِرَ

Para tyre përgënjeshtruan edhe populli i Nuhut. Ata e quajtën gënjeshtar të dërguarin Tonë, i thanë "i çmendur" dhe e kërcënuan.

فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانْتَصِرْ

Atëherë, ai e luti Zotin e vet: “Unë jam i mundur, më ndihmo!”

فَفَتَحْنَا أَبْوَابَ السَّمَاءِ بِمَاءٍ مُنْهَمِرٍ

Atëherë, Ne i hapëm portat e qiellit me një shi të rrëmbyeshëm

وَفَجَّرْنَا الْأَرْضَ عُيُونًا فَالْتَقَى الْمَاءُ عَلَىٰ أَمْرٍ قَدْ قُدِرَ

dhe i shpërthyem burimet e tokës, e ujërat u takuan sipas një urdhri të paracaktuar.

وَحَمَلْنَاهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَاحٍ وَدُسُرٍ

Ne e mbartëm në një anije (të ndërtuar) prej dërrasash e gozhdësh,

تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا جَزَاءً لِمَنْ كَانَ كُفِرَ

e cila lundronte nën Sytë Tanë, si shpërblim për atë që u përgënjeshtrua.

وَلَقَدْ تَرَكْنَاهَا آيَةً فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

Ne e lamë atë si shenjë, por a ka kush që merr mësim?

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Ah, si ishte dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia!

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për të nxjerrë mësim. A ka, pra, ndonjë që merr mësim?

كَذَّبَتْ عَادٌ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Edhe adët përgënjeshtruan (të vërtetën). Ah, si ishte dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia!

إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي يَوْمِ نَحْسٍ مُسْتَمِرٍّ

Ne dërguam mbi ta një erë të ftohtë e të furishme, në një ditë mjerimi të vazhdueshëm,

تَنْزِعُ النَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ مُنْقَعِرٍ

e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura palmash.

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Ah, si ishte dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia!

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për të nxjerrë mësim. A ka, pra, ndonjë që merr mësim?

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِالنُّذُرِ

Edhe themudët i përgënjeshtruan paralajmërimet.

فَقَالُوا أَبَشَرًا مِنَّا وَاحِدًا نَتَّبِعُهُ إِنَّا إِذًا لَفِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ

Ata thanë: “A të ndjekim, vallë, një njeri të vetëm si ne? Atëherë do të ishim në humbje e mundim.

أَأُلْقِيَ الذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنْ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ

A thua atij i është dhënë Shpallja, nga të gjithë ne?! Jo, por ai është thjesht një gënjeshtar mendjemadh!”

سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَنِ الْكَذَّابُ الْأَشِرُ

Nesër do ta kuptojnë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh!

إِنَّا مُرْسِلُو النَّاقَةِ فِتْنَةً لَهُمْ فَارْتَقِبْهُمْ وَاصْطَبِرْ

Ne po u dërgojmë një deve si sprovë për ta, prandaj vëzhgoji dhe ki durim!

وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ الْمَاءَ قِسْمَةٌ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍ مُحْتَضَرٌ

Dhe njoftoji se uji është ndarë ndërmjet tyre dhe secili ka radhën e vet të caktuar për të pirë!

فَنَادَوْا صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ

Por, ata thirrën shokun e tyre, i cili mori shpatën dhe e theri (devenë).

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Ah, si ishte dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia!

إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةً وَاحِدَةً فَكَانُوا كَهَشِيمِ الْمُحْتَظِرِ

Ne dërguam mbi ta një gjëmim të tmerrshëm, sakaq u bënë si kashtë e thatë në ahur.

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për të nxjerrë mësim. A ka, pra, ndonjë që merr mësim?

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ بِالنُّذُرِ

Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi paralajmërimet.

إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّا آلَ لُوطٍ ۖ نَجَّيْنَاهُمْ بِسَحَرٍ

Ne lëshuam mbi ta një rrebesh gurësh, përveç familjes së Lutit, të cilët i shpëtuam në fundin e natës,

نِعْمَةً مِنْ عِنْدِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي مَنْ شَكَرَ

si mirësi nga ana Jonë. Kështu i shpërblejmë ata që falënderojnë.

وَلَقَدْ أَنْذَرَهُمْ بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا بِالنُّذُرِ

Ai i paralajmëroi ata për ndëshkimin Tonë, por ata dyshuan në paralajmërime.

وَلَقَدْ رَاوَدُوهُ عَنْ ضَيْفِهِ فَطَمَسْنَا أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ

Ata u përpoqën ta bindnin që t’ua dorëzonte mysafirët e tij, por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim dhe pasojat e paralajmërimeve të Mia!”

وَلَقَدْ صَبَّحَهُمْ بُكْرَةً عَذَابٌ مُسْتَقِرٌّ

Në mëngjes herët i kaploi një dënim i përhershëm.

فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ

“Shijoni dënimin Tim dhe pasojat e paralajmërimeve të Mia!”

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për të nxjerrë mësim. A ka, pra, ndonjë që merr mësim?

وَلَقَدْ جَاءَ آلَ فِرْعَوْنَ النُّذُرُ

Edhe njerëzve të Faraonit u erdhën paralajmërimet,

كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَاهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍ مُقْتَدِرٍ

por ata i përgënjeshtruan të gjitha shenjat Tona, prandaj Ne i kapëm me dënimin e një të Gjithëfuqishmi Fuqiplotë.

أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِنْ أُولَٰئِكُمْ أَمْ لَكُمْ بَرَاءَةٌ فِي الزُّبُرِ

Vallë, jobesimtarët tuaj qenkan më të mirë se ata (popujt që i shkatërruam më parë), apo keni ju ndonjë garanci në librat hyjnorë?

أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌ مُنْتَصِرٌ

Apo thonë: “Ne jemi një grup i bashkuar që do të fitojmë”?

سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ

Grupi do të mposhtet dhe do të kthejë shpinën, duke ikur.

بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ

Në të vërtetë, Ora (e Kiametit) është caktimi i tyre, e Ora është më e rëndë dhe më e hidhur.

إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ

Njëmend, keqbërësit janë në humbje e mundim.

يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِي النَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا مَسَّ سَقَرَ

Ditën kur do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në zjarr (do t'u thuhet): “Shijoni dënimin e Xhehenemit!”

إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ

Ne, çdo gjë kemi krijuar me masë të caktuar.

وَمَا أَمْرُنَا إِلَّا وَاحِدَةٌ كَلَمْحٍ بِالْبَصَرِ

Urdhri Ynë është vetëm një (fjalë) – sa çel e mbyll sytë.

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

Në të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar ata që ishin si ju. Pra, a ka ndonjë që merr mësim?!

وَكُلُّ شَيْءٍ فَعَلُوهُ فِي الزُّبُرِ

Çdo gjë që kanë bërë është shkruar në libra.

وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُسْتَطَرٌ

Çdo gjë, – e vogël a e madhe, – është shënuar.

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ

Të devotshmit do të jenë në kopshte të Xhenetit, pranë lumenjve,

فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ

Në një vend të nderuar, pranë një Sunduesi Fuqiplotë.