سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Allahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Allahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
هُوَ الَّذِي أَخْرَجَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ دِيَارِهِمْ لِأَوَّلِ الْحَشْرِ ۚ مَا ظَنَنْتُمْ أَنْ يَخْرُجُوا ۖ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ مَانِعَتُهُمْ حُصُونُهُمْ مِنَ اللَّهِ فَأَتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا ۖ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ ۚ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُمْ بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِي الْمُؤْمِنِينَ فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
Është Ai që i nxori ata ithtarë të Librit që nuk besuan nga shtëpitë e tyre në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, kurse ata mendonin se kështjellat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por, Allahu u erdhi prej nga nuk e prisnin dhe hodhi tmerrin në zemrat e tyre. Ata i rrënonin shtëpitë e tyre me duart e veta dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o mendarë!
وَلَوْلَا أَنْ كَتَبَ اللَّهُ عَلَيْهِمُ الْجَلَاءَ لَعَذَّبَهُمْ فِي الدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابُ النَّارِ
Sikur Allahu të mos ua kishte caktuar dëbimin, do t’i kishte ndëshkuar në këtë botë. Ndërkaq, në botën tjetër, ata i pret dënimi i Zjarrit.
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۖ وَمَنْ يُشَاقِّ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Kjo, se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E kushdo që i kundërvihet Allahut, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim.
مَا قَطَعْتُمْ مِنْ لِينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَائِمَةً عَلَىٰ أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيُخْزِيَ الْفَاسِقِينَ
Ju nuk pretë asnjë palmë e as latë të qëndrojë mbi rrënjët e veta përveçse me lejen e Allahut, si dhe që Ai t'i poshtërojë të pabindurit.
وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Ndërkaq, për atë që Allahu i dha të Dërguarit të Tij si plaçkë (e marrë pa luftë) prej tyre, ju nuk u hipët kuajve e as deveve, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Tij mbi këdo që Ai dëshiron. Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
مَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاءِ مِنْكُمْ ۚ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Ajo që Allahu i dha të Dërguarit të Tij si plaçkë (pa luftë) nga jobesimtarët e vendbanimeve, i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, në mënyrë që të mos qarkullojë pasuria vetëm mes pasanikëve prej jush. Çfarë t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj! Kini frikë Allahun, se, me të vërtetë, Allahu është i rreptë në ndëshkim.
لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنْصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ
Një pjesë u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan nga shtëpitë dhe pasuria e tyre, duke kërkuar mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun e të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e vërtetë.
وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ ۚ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Ndërkaq, ata që banuan në Medinë më parë dhe pranuan besimin, i duan ata që mërguan tek ata dhe nuk ndiejnë zili për atë që u është dhënë atyre, madje u japin përparësi ndaj vetvetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. E ata që ruhen nga lakmia e shpirtit, të tillët janë të shpëtuarit.
وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
Edhe ata që erdhën pas tyre e thonë: "Zoti ynë! Falna ne dhe vëllezërit tanë që na paraprinë në besim dhe mos lejo në zemrat tona kurrfarë mërie ndaj atyre që besojnë! Zoti ynë, Ti je vërtet i Dhembshur e Mëshirëplotë."
أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ نَافَقُوا يَقُولُونَ لِإِخْوَانِهِمُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَئِنْ أُخْرِجْتُمْ لَنَخْرُجَنَّ مَعَكُمْ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمْ أَحَدًا أَبَدًا وَإِنْ قُوتِلْتُمْ لَنَنْصُرَنَّكُمْ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
A nuk i pe hipokritët që u thanë vëllezërve të tyre që nuk besuan nga ithtarët e Librit: "Nëse ju dëbojnë, ne patjetër do të dalim me ju dhe kurrë nuk do t'i bindemi askujt kundër jush; e, nëse ju luftojnë, ne, gjithsesi, do t’ju ndihmojmë”? Por, Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.
لَئِنْ أُخْرِجُوا لَا يَخْرُجُونَ مَعَهُمْ وَلَئِنْ قُوتِلُوا لَا يَنْصُرُونَهُمْ وَلَئِنْ نَصَرُوهُمْ لَيُوَلُّنَّ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنْصَرُونَ
Nëse ata dëbohen, dyfytyrëshit nuk do të dalin me ta; e, nëse luftohen, nuk do t’u ndihmojnë. Por, edhe sikur t’u dilnin në ndihmë, do të iknin e pastaj do të mbeteshin pa përkrahje.
لَأَنْتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةً فِي صُدُورِهِمْ مِنَ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ
Ata, në zemrat e tyre, kanë më shumë frikë nga ju sesa nga Allahu. Kjo është për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
لَا يُقَاتِلُونَكُمْ جَمِيعًا إِلَّا فِي قُرًى مُحَصَّنَةٍ أَوْ مِنْ وَرَاءِ جُدُرٍ ۚ بَأْسُهُمْ بَيْنَهُمْ شَدِيدٌ ۚ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْقِلُونَ
Ata nuk ju luftojnë të gjithë së bashku, përveçse në qytete të fortifikuara ose pas mureve. Armiqësia mes tyre është e ashpër; ti i mendon të bashkuar, por zemrat e tyre janë të përçara. Kjo, se ata janë njerëz që nuk mendojnë.
كَمَثَلِ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ قَرِيبًا ۖ ذَاقُوا وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Ashtu si ata që qenë pak para tyre, të cilët shijuan pasojat e veprimeve të tyre. Ata i pret një dënim i dhembshëm.
كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنْسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ
Ata janë si shejtani, kur i thotë njeriut: "Mos beso!" Por, kur ai mohon, i thotë: "Unë s'kam të bëj asgjë me ty. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve."
فَكَانَ عَاقِبَتَهُمَا أَنَّهُمَا فِي النَّارِ خَالِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الظَّالِمِينَ
Përfundimi i këtyre të dyve do të jetë Zjarri, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është dënimi i zullumqarëve.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
O ju që besoni, kijeni frikë Allahun dhe le të shikojë secili se çfarë ka përgatitur për të nesërmen! Frikësojuni Allahut, se me të vërtetë Allahu di mirë gjithçka që bëni!
وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, ndërsa Ai bëri që ata të harrojnë vetveten. Pikërisht ata janë të pabindurit.
لَا يَسْتَوِي أَصْحَابُ النَّارِ وَأَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۚ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمُ الْفَائِزُونَ
Nuk janë njësoj banorët e Zjarrit dhe banorët e Xhenetit. Banorët e Xhenetit janë fitimtarët.
لَوْ أَنْزَلْنَا هَٰذَا الْقُرْآنَ عَلَىٰ جَبَلٍ لَرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُتَصَدِّعًا مِنْ خَشْيَةِ اللَّهِ ۚ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
Sikur t’i kishim shpallur këtë Kuran ndonjë mali, do ta shihje atë të përulur e të çarë nga frika e Allahut. Këta shembuj Ne ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.
هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ ۖ هُوَ الرَّحْمَٰنُ الرَّحِيمُ
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin), Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin). Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Dëliri nga çdo e metë, Siguridhënësi, Mbikëqyrësi, i Gjithëfuqishmi, Madhështori, i Lartësuari. I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij.
هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tijtë janë emrat më të bukur. Atë e madhëron gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.