بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
١إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ
1Kur dyfytyrëshit vijnë te ti, thonë: "Ne dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut." Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se dyfytyrëshit po gënjejnë.
٢اتَّخَذُوا أَيْمَانَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ إِنَّهُمْ سَاءَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
2Ata marrin betimin e tyre si mburojë dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Sa e shëmtuar është ajo që bëjnë!
٣ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ آمَنُوا ثُمَّ كَفَرُوا فَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَفْقَهُونَ
3Kjo, ngaqë ata besuan, pastaj mohuan, prandaj zemrat e tyre janë vulosur, kështu që nuk kuptojnë.
٤وَإِذَا رَأَيْتَهُمْ تُعْجِبُكَ أَجْسَامُهُمْ ۖ وَإِنْ يَقُولُوا تَسْمَعْ لِقَوْلِهِمْ ۖ كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُسَنَّدَةٌ ۖ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ ۚ هُمُ الْعَدُوُّ فَاحْذَرْهُمْ ۚ قَاتَلَهُمُ اللَّهُ ۖ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ
4Kur t'i shohësh, të mahnit pamja e tyre e, nëse flasin, ua vë veshin fjalëve të tyre. Por, ata janë si trarë të mbështetur. Çdo thirrje e mendojnë kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, prandaj ruaju prej tyre! Allahu i mallkoftë! Si po largohen (nga e vërteta)?!
٥وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا يَسْتَغْفِرْ لَكُمْ رَسُولُ اللَّهِ لَوَّوْا رُءُوسَهُمْ وَرَأَيْتَهُمْ يَصُدُّونَ وَهُمْ مُسْتَكْبِرُونَ
5Kur u thuhet atyre: "Ejani që i Dërguari i Allahut të kërkojë falje për ju", ata tundin kokat dhe i sheh sesi shmangen me mendjemadhësi.
٦سَوَاءٌ عَلَيْهِمْ أَسْتَغْفَرْتَ لَهُمْ أَمْ لَمْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ لَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
6Është krejt njësoj, u lute apo nuk u lute për faljen e tyre, Allahu nuk do t’i falë. Njëmend, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindur.
٧هُمُ الَّذِينَ يَقُولُونَ لَا تُنْفِقُوا عَلَىٰ مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّىٰ يَنْفَضُّوا ۗ وَلِلَّهِ خَزَائِنُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَٰكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَفْقَهُونَ
7Janë pikërisht ata që thonë: "Mos u jepni atyre që janë pranë të Dërguarit të Allahut, në mënyrë që të largohen prej tij!" Ndërkohë, të Allahut janë thesaret e qiejve e të Tokës, por dyfytyrëshit nuk e kuptojnë.
٨يَقُولُونَ لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الْأَعَزُّ مِنْهَا الْأَذَلَّ ۚ وَلِلَّهِ الْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَلَٰكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَعْلَمُونَ
8Ata thonë: "Nëse kthehemi në Medinë, krenarët do t'i dëbojnë prej saj të përbuzurit." Në të vërtetë, e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por dyfytyrëshit nuk e dinë këtë.
٩يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
9O ju që besoni! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga përmendja e Allahut! Ata që veprojnë kështu, mu ata janë të humburit.
١٠وَأَنْفِقُوا مِنْ مَا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَىٰ أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنَ الصَّالِحِينَ
10Jepni nga të mirat që jua kemi dhënë para se t'i vijë vdekja ndonjërit e të thotë: "Zoti im, sikur të ma shtyje edhe pak afatin, që të jepja lëmoshë dhe të bëhesha i mirë!"
١١وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا ۚ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
11Por, Allahu nuk ia shtyn afatin askujt, kur t'i vijë ai. Allahu di mirë gjithçka që bëni.