6Kjo, ngaqë atyre u vinin të dërguarit e tyre me prova të qarta, ndërsa ata thoshin: "Vallë, njerëzit na udhëzuakan në rrugë të drejtë?!" Kështu, mohuan dhe kthyen shpinën. Ndërkohë, Allahu nuk ka nevojë (për ta). Allahu është i Panevojë e i Lavdëruar.
7Jobesimtarët pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaju: "Po, për Zotin tim, do të ringjalleni gjithsesi dhe pastaj do të njoftoheni për punët që keni bërë!" E kjo është e lehtë për Allahun.
9Atë Ditë Ai do t’ju mbledhë për Ditën e Tubimit. Ajo është Dita e Humbjes. Atij që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia shlyejë gjynahet dhe do ta fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
10Ndërkaq, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
14O ju që besoni! Vërtet disa prej bashkëshorteve e fëmijëve tuaj janë armiq për ju, prandaj ruhuni prej tyre! Por, nëse i falni, i anashkaloni gabimet dhe ua mbuloni ato, atëherë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
16Prandaj, kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi, si dhe dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e shpirtit, të tillët janë të shpëtuarit.