Ata kanë një përjetim në dynja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
Yunus 10:70
Compare 3 Albanian translations
مَتَاعٌ فِي الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ الْعَذَابَ الشَّدِيدَ بِمَا كَانُوا يَكْفُرُونَ
DragHold to move · × to hide
Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër në këtë botë e pastaj do të kthehen te Ne dhe, Ne, do t’u japim të shijojnë dënimin e ashpër për shkak se nuk besuan.
Ajo është vetëm një kënaqësi e shkurtër në këtë botë, pastaj do të kthehen te Ne dhe do t'i bëjmë të shijojnë dënimin e rëndë, për shkak se nuk besonin.