Yusuf 12:36

Compare 3 Albanian translations

وَدَخَلَ مَعَهُ السِّجْنَ فَتَيَانِ ۖ قَالَ أَحَدُهُمَا إِنِّي أَرَانِي أَعْصِرُ خَمْرًا ۖ وَقَالَ الْآخَرُ إِنِّي أَرَانِي أَحْمِلُ فَوْقَ رَأْسِي خُبْزًا تَأْكُلُ الطَّيْرُ مِنْهُ ۖ نَبِّئْنَا بِتَأْوِيلِهِ ۖ إِنَّا نَرَاكَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: “Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë”. E tjetri tha “Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët”. Na trego komentin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave).

Sherif Ahmeti

Bashkë me Jusufin hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten, se si shtrydhja verë”. Tjetri tha: “Unë kam parë në ëndërr, se si mbaja në kokë bukë, të cilën e hanin shpendët. Shpjegona kuptimin e ëndrrave. Ne, me të vërtetë, shohim se ti je njeri i mirë.”

Hassan Nahi

Bashkë me të hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri nga ata, tha: "E kam parë veten në ëndërr duke shtrydhur verë." Ndërkaq, tjetri tha: "Unë e kam parë veten në ëndërr duke mbajtur bukë në kokë, prej së cilës po hanin shpezët. Na trego shpjegimin e kësaj, se po e shohim që je njeri i mirë."

Rowwad Translation Center