Yusuf 12:37

Compare 3 Albanian translations

قَالَ لَا يَأْتِيكُمَا طَعَامٌ تُرْزَقَانِهِ إِلَّا نَبَّأْتُكُمَا بِتَأْوِيلِهِ قَبْلَ أَنْ يَأْتِيَكُمَا ۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّي ۚ إِنِّي تَرَكْتُ مِلَّةَ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَهُمْ بِالْآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Tha: “nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos e dijë, t’ju përshkruaj atë para se t’ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë”.

Sherif Ahmeti

Jusufi tha: “Sa herë që t’ju vijë ndonjë ushqim (në ëndërr) si risk për ju, unë do t’ju lajmëroj se çfarë kuptimi ka, para se të bëhet realitet. Kjo është prej diturive që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakur fenë e njerëzve që nuk besojnë Allahun e që mohojnë jetën tjetër.

Hassan Nahi

Ai (Jusufi) tha: "Nuk do t'ju vijë ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni pa ju treguar interpretimin e kësaj, para se t'ju arrijë (ushqimi). Kjo është prej asaj që më ka mësuar Zoti im. Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson Allahun e që e mohojnë botën tjetër

Rowwad Translation Center