Yusuf 12:38

Compare 3 Albanian translations

وَاتَّبَعْتُ مِلَّةَ آبَائِي إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۚ مَا كَانَ لَنَا أَنْ نُشْرِكَ بِاللَّهِ مِنْ شَيْءٍ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ عَلَيْنَا وَعَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Unë ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t’i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.

Sherif Ahmeti

Unë besoj fenë e të parëve të mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t’i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.

Hassan Nahi

dhe kam ndjekur fenë e baballarëve të mi, Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit. Neve nuk na takon t'i shoqërojmë Allahut diçka në adhurim. Kjo është prej mirësisë së Allahut ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.

Rowwad Translation Center