Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxorri atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut. Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijhëm.
Yusuf 12:76
Compare 3 Albanian translations
فَبَدَأَ بِأَوْعِيَتِهِمْ قَبْلَ وِعَاءِ أَخِيهِ ثُمَّ اسْتَخْرَجَهَا مِنْ وِعَاءِ أَخِيهِ ۚ كَذَٰلِكَ كِدْنَا لِيُوسُفَ ۖ مَا كَانَ لِيَأْخُذَ أَخَاهُ فِي دِينِ الْمَلِكِ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ ۚ نَرْفَعُ دَرَجَاتٍ مَنْ نَشَاءُ ۗ وَفَوْقَ كُلِّ ذِي عِلْمٍ عَلِيمٌ
DragHold to move · × to hide
Dhe nisi të kontrollojë barrët e tyre para barrës së vëllait të Jusufit. Pastaj nxori gotën nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne e mësuam Jusufin, që ta bënte këtë dredhi. Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllanë e vet, përveç se me vullnetin e Allahut. Ne e ngremë lart atë që duam, e mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm.
Ai filloi (kontrollimin) nga barrët e tyre para barrës së vëllait të vet (Benjaminit) e më pas e nxori atë nga barra e të vëllait. Kështu i mësuam këtë hile Jusufit, sepse ai nuk do të mund ta merrte vëllanë e vet sipas ligjit të mbretit, përveçse me vullnetin e Allahut. Ne i ngremë në shkallë të lartë ata që duam nga robërit Tanë dhe mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur.