Yusuf 12:77

Compare 3 Albanian translations

قَالُوا إِنْ يَسْرِقْ فَقَدْ سَرَقَ أَخٌ لَهُ مِنْ قَبْلُ ۚ فَأَسَرَّهَا يُوسُفُ فِي نَفْسِهِ وَلَمْ يُبْدِهَا لَهُمْ ۚ قَالَ أَنْتُمْ شَرٌّ مَكَانًا ۖ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا تَصِفُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(vëllezërit) Thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më mirë për atë që trilloni.

Sherif Ahmeti

(Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhur, më parë ka vjedhur edhe vëllai i tij!” Jusufi heshti për këtë dhe nuk shpalli gjë, por mendoi në vetvete: “Ju jeni në pozitë më të keqe. Allahu është më i dijshëm për ato që thoni ju”.

Hassan Nahi

Ata thanë: "Po qe se ky vjedh, edhe një vëlla i tij ka vjedhur më parë." Jusufi e fshehu në vetvete (zemërimin) e nuk ua shfaqi atyre, porse tha (me vete): "Ju jeni në gjendje më të keqe, por Allahu e di më së miri çfarë po trilloni."

Rowwad Translation Center