An-Nahl 16:35

Compare 3 Albanian translations

وَقَالَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا عَبَدْنَا مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ نَحْنُ وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ ۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ فَهَلْ عَلَى الرُّسُلِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ata që i bënin shok zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, eas prindërit tanë nuk do të adhuronin asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send poa (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t’i njoftojnë qartazi?

Sherif Ahmeti

Ata që i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, thonë: “Sikur të donte Allahu, as ne, as të parët tanë nuk do të adhuronim gjë tjetër, përveç Tij dhe, nuk do të kishim ndaluar asgjë, pa dëshirën e Tij.” Kështu kanë vepruar edhe popujt para këtyre. Për të dërguarit s’ka tjetër detyrë, veç të shpallin qartë.

Hassan Nahi

Ata që i veshin Allahut ortakë thonë: "Sikur të donte Allahu, as ne, as etërit tanë nuk do të adhuronim asgjë në vend të Allahut, e as që do të ndalonim diçka pa dëshirën e Tij." Kështu bënë edhe ata që ishin para tyre. Por, të dërguarit s'kanë detyrë tjetër veç kumtimit të qartë.

Rowwad Translation Center