An-Nahl 16:36

Compare 3 Albanian translations

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ ۖ فَمِنْهُمْ مَنْ هَدَى اللَّهُ وَمِنْهُمْ مَنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلَالَةُ ۚ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që isshte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?

Sherif Ahmeti

Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!

Hassan Nahi

Në të vërtetë, çdo populli i kemi çuar të dërguar, të cilët u thoshin: "Adhurojeni Allahun dhe largojuni zotave të rremë!" Disa i udhëzoi Allahu në rrugë të drejtë e disa e merituan humbjen. Prandaj, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!

Rowwad Translation Center